“Ke parë ndonjëherë hajdut 2 metra ti? Ke parë të kapet ndonjë hajdut 2 metra? Nuk ka, ta harrosh”.
Kjo ishte deklarata e kryeministrit Edi Rama në “Opinionin” e së enjtes.
Pas kësaj deklarate, sot ka reaguar Sonila Meço.
“Sepse jam modeste, ndaj nuk po shprehem mbi shtatlartësinë time dhe përpjestimin e zhdrejtë tashmë të vërtetuar me “vjedhjen” e parasë publike.
Për transparencë jam vërtet 180 cm, por më thuhet masivisht se ngjaj 2 metra e pak, ose…ose me pak ponde në taka përjashtohem nga të supozuarit “hajdute”, shkruan Meço në postimin e saj.