• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sonte me sytë nga Gjeorgji, çfarë thonë statistikat për Shqipërinë

14/10/2024
Sonte me sytë nga Gjeorgji, çfarë thonë statistikat për Shqipërinë

Sytë e të gjithë shqiptarëve këtë të hënë do të jenë të kthyer nga Tbilisi, aty ku kombëtarja shqiptare e futbollit do të përballet me Gjeorgjinë.

“Kuqezinjtë” do zbresin në stadiumin “Mikheil Meskhi” në orën 18:00, për t’u përballur në kuadër të raundit të katërt të Ligës së Kombeve.

Shqipëria vjen në këtë takim pas dy humbjeve radhazi në Ligën e Kombeve dhe ndaj gjeorgjianëve do të kërkohet kthesa.

Teksa, pas një disfate vijnë edhe kundërshtarët e “kuqezinjve”, me Gjeorgjinë që në sfidën e fundit u mposht nga Ukraina dhe pritet që këtë të hënë të japin maksimumin.

Skuadra e Sylvinho-s mbërriti në Gjeorgji pas dy ndehsjeve pa shënuar dhe qëllimi është që të shmang ndeshjen e tretë radhazi pa gol dhe mbi të gjitha pa pikë.

Por si flasin statistikat e përballjeve mes Gjeorgjisë dhe Shqipërisë?

Kombëtarja shqiptare e futbollit është përballur 16 herë në histori me ekipin e Gjeorgjisë në të gjitha kompeticionet, me takimin e parë mes tyre që daton më 12 dhjetor të 1994-ës.

Në 16 ndeshje mes tyre, statistikat flasin më mirë për gjeorgjianët, që numërojnë nëntë fitore, katër takime janë mbyllur në barazim dhe vetëm tre ndeshje i ka fituar Shqipëria.

Ndërsa vlen të theksohet se nga pesë ndeshje që Gjeorgjia i ka luajtur në shtëpi, i ka fituar të gjitha, një stastistikë aspak pozitive kjo për “kuqezinjtë”.

Shqipëria renditet aktualisht në vendin e tretë të Grupit 1 në Ligën B, me tre pikë dhe “kuqezinjve” u duhet patjetër një fitore ndaj gjeorgjianëve, teksa këta të fundit vijnë si kryesues të grupit me gjashtë pikë.

Megjithatë, me vetëm një fitore në tre takime të Ligës së Kombeve, Shqipëria do duhet të ndryshojë formë, e ndonëse një ndeshje e vështirë në letër është fusha ajo që do tregojë se cila mes dy skuadrave do luajë me më shumë zemër.

Related Posts

VIDEO/ Inter “rrëmben” Kupën e Italisë, dopietë trofesh, zikaltërit thyejnë Lazion
Sport

VIDEO/ Inter “rrëmben” Kupën e Italisë, dopietë trofesh, zikaltërit thyejnë Lazion

13/05/2026
Egnatia, Dede: Fitore me meritë, kam ekip të fortë!
Sport

Egnatia, Dede: Humbje e hidhur në finalen e Kupës, por ky është futbolli

13/05/2026
Rama tregon për herë të parë takimin e “fshehtë” me Berishën në 1992 në zyrën e Presidentit
Lajme

Rama tregon për herë të parë takimin e “fshehtë” me Berishën në 1992 në zyrën e Presidentit

13/05/2026
Rama flet për Elisa Spiropalin: Kush thotë “hajde më vrit” e ka ngaqë të do
Kryesore

Rama flet për Elisa Spiropalin: Kush thotë “hajde më vrit” e ka ngaqë të do

13/05/2026
Nesër seanca në Kuvend, interpelancë me Ramën dhe 4 ministra
Kryesore

Nesër seanca në Kuvend, interpelancë me Ramën dhe 4 ministra

13/05/2026
Qëndron Muçi, presidenti i Trabzonspor konfirmon dëshirën e teknikut Tekke për të mbajtur në skuadër fantazistin kuqezi
Sport

VIDEO/ Gol për panoramë, Muçi “rrëmben skenën”, çon Trabzonin në finalen e Kupës

13/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fenomen i rrallë në Luginën e Vdekjes! Vendi më i nxehtë në Tokë mbushet me lule shumëngjyrëshe (VIDEO)

14/05/2026
VIDEO/ Inter “rrëmben” Kupën e Italisë, dopietë trofesh, zikaltërit thyejnë Lazion

VIDEO/ Inter “rrëmben” Kupën e Italisë, dopietë trofesh, zikaltërit thyejnë Lazion

13/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al