• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sot mblidhet Kuvendi, protestuesit do t’u ‘zënë pritë’ deputetëve

20/07/2026
Sot mblidhet Kuvendi, protestuesit do t’u ‘zënë pritë’ deputetëve

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën e radhës plenare, ndërsa jashtë godinës është paralajmëruar një protestë nga qytetarët që prej rreth 50 ditësh zhvillojnë tubime të përditshme kundër qeverisë.

Seanca pritet të nisë në orën 12:00 me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së 16 korrikut dhe njoftimet përkatëse.

Më pas deputetët do të shqyrtojnë raportin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2025, projektligjin “Për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit (SHEB)”, si dhe një sërë projektrezolutash për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të drejtësisë dhe organeve të pavarura.

Në rendin e ditës janë përfshirë raportet për Avokatin e Popullit, Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ), Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), Kontrollin e Lartë të Shtetit (KLSH), Prokurorinë e Përgjithshme, Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), si edhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë (ILD).

Ndërkohë, organizatorët e protestave u kanë bërë thirrje qytetarëve të mblidhen përpara Kuvendit në të njëjtën kohë me zhvillimin e seancës plenare, duke deklaruar se synojnë të përcjellin mesazhin e tyre drejtpërdrejt përpara deputetëve.

Sipas aktivistëve, protesta para Parlamentit është vazhdim i rezistencës qytetare që prej shtatë javësh zhvillohet çdo mbrëmje në Tiranë. Ata shprehen se nuk ndihen të përfaqësuar nga institucionet dhe kërkojnë ndryshim.

“Do t’i tregojmë Kuvendit se nuk ndihemi të përfaqësuar dhe se qytetarët kërkojnë ndryshim”, u shpreh një nga aktivistët gjatë protestës së mbrëmshme.

Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa kanë paralajmëruar një mobilizim edhe më të madh më 23 korrik, ditën kur do të zhvillohet seanca e fundit plenare para pushimeve verore të Kuvendit. Sipas tyre, për atë datë po bëhen përgatitje të veçanta me synimin për një pjesëmarrje sa më masive.

Related Posts

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë
Kryesore

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë

11/08/2026
Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)
Kryesore

Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)

11/08/2026
Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital
Kryesore

Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital

11/08/2026
Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës
Kryesore

Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës

11/08/2026
Prej shtatorit Shqipëria do të ndalojë importin e mishit nga Brazili
Kryesore

Prej shtatorit Shqipëria do të ndalojë importin e mishit nga Brazili

11/08/2026
Rama: Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike
Kryesore

Rama: Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike

11/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë

11/08/2026
Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)

Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)

11/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al