• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sportistja shqiptare thyen rekordin botëror: Sakrifikoj që nëna ime të mos pastrojë më shtëpitë në Greqi

07/08/2020
Sportistja shqiptare thyen rekordin botëror: Sakrifikoj që nëna ime të mos pastrojë më shtëpitë në Greqi

Elina Xhengo me siguri do ta dëgjohet shpesh si një ndër atletet më premtuese në Europë. Adoleshentja shqiptare sapo ka thyer një rekord botëror për nën 20-vjeçarë në hedhje shtize duke përfaqësuar Greqinë.

Ajo ka lindur në Greqi nga emigrantë shiptarë që kanë kërkuar një jetë më të mirë në vendin fqinj. Në një intervistë për mediat greke, ajo ka folur për këtë sukses të sajin, por edhe për objektivin e rëndësishëm që i kishte vënë vetes.

“Unë kam lindur në Selanik. Të dy prindërit e mi janë shqiptarë. A ndjehem greke? Siguisht që po.

Unë kam lindur në Greqi, jam rritur këtu, kam qenë në shkollë këtu. Jam greke, ashtu si jam edhe nga Shqipëria. Por ndjehem më shumë greke, pasi kam jetuar gjithë jetën time këtu”, tregoi ajo.

Sporti është një pasion, por edhe një mënyrë për të harruar vuajtjet e një familje emigrantësh në Greqi, siç e tregon ajo në intervistën e saj.

“Kur theva rekordin mamaja e priste, pasi besonte të unë. Sigurisht që kishte emocione. Prindërit e mi kanë kaluar momente të vështira.

I telefonova nga stadium dhe ata kërcyen nga gëzimi. T’u dhuroja atyre gëzim ishte gjithçka për mua, më dukej sikur po e bëja për ata se kanë kaluar shumë vështirësi.

Babai im ishte polic në Shqipëri, nëna ime ishte mësuese. Kur ata erdhën në Greqi, për shkak të krizës në Shqipëri, babai im punonte në ndërtim dhe mamaja pastronte shtëpi.

Dhe ajo vazhdon ende të pastrojë shtëpi… I kam premtuar se ajo nuk do ta bëjë më kurrë këtë punë, sepse unë do të arrij deri aty sa me paraqitjet e mia ta siguroj që të mos punojë kurrë më”, ishte premtimi i Xhengos e cila duket në rrugë të mbarë për ta përmbushur atë.

Related Posts

Vendos talenti i Bayernit, do luajë për Kosovën
Sport

Vendos talenti i Bayernit, do luajë për Kosovën

04/09/2026
Gjobë 30 milionë dollarë, Clippers në luftë me NBA-në
Sport

Gjobë 30 milionë dollarë, Clippers në luftë me NBA-në

04/09/2026
Ilir Daja nuk humb kohë, përgatit Dinamon për derbin në Kupë – Balkanweb.com – News24
Sport

ZYRTARE/ Jo për 1 milion euro, transferohet sulmuesi që shkëlqeu me Ilir Dajën – Balkanweb.com – News24

04/09/2026
MotoGP, Mark Markez zbulon gjendjen e krahut të djathtë
Sport

MotoGP, Mark Markez zbulon gjendjen e krahut të djathtë

04/09/2026
Mund t’ia dal edhe nga vendi i fundit – Balkanweb.com – News24
Sport

Mund t’ia dal edhe nga vendi i fundit – Balkanweb.com – News24

04/09/2026
Rezultoi pozitiv me kokainë, ja për sa kohë pezullohet tenisti Kyrgios
Sport

Rezultoi pozitiv me kokainë, ja për sa kohë pezullohet tenisti Kyrgios

04/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vendos talenti i Bayernit, do luajë për Kosovën

Vendos talenti i Bayernit, do luajë për Kosovën

04/09/2026
Gjobë 30 milionë dollarë, Clippers në luftë me NBA-në

Gjobë 30 milionë dollarë, Clippers në luftë me NBA-në

04/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al