Ajo që ka ndodhur së fundi në Gjirokastër, ku rrëshqitjet e tokës gati-gati sa nuk kanë shembur pallatë ,me dhjetra banorë brenda, e që janë detyruar të evakuohen, ka ndodhur dhe në Stamboll; madje në nga lagjet me standart të lartë jetese, ‘Besiktash’. Muri mbajtës i një godine është shembur duke detyruar dhe aty evakuimimin. Arsyet ende nuk janë bërë të ditura, pasi rrëshqitja nuk ka ndodhur në kushte shiu. Kam qenë diçka krejt e papalajmëruar’. Por në dallim nga Gjirokastra, ku në atë situatë emergjente pamë edhe një ‘sherr’ për kompetenca mes kryebashkiakes dhe prefektit, situata në Stamboll është menaxhuar shumë herë më mirë. Të paktën kështu raportojnë mediat turke. Shihni fotot më poshtë.
©ArgjiroLajm.net