• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Stërvitje me batuta, Luftëtari në humor para Skënderbeut

27/04/2017
Stërvitje me batuta, Luftëtari në humor para Skënderbeut

Luftëtari rikthehet të luajë në shtëpi pas fitores bindëse 4-0 të arritur ndaj Korabit, ndërsa këtë herë do të përballet me gjashtë herë kampionët e Shqipërisë. Në orën 16:00, të dielën në tapetin e blertë të stadiumit “Gjirokastra”, bluzinjtë do të synojnë si në çdo përballje radhe rezultatin pozitiv, edhe pse do t’u duhet të sfidojnë Skënderbeun e kualiteteve.

Dhe, si për të rikonfirmuar edhe njëherë se Luftëtari i Milinkoviçit nuk është rastësisht me një këmbë drejt Europës, gjirokastritët nuk humbasin kohë dhe vijojnë me normalitet përgatitjet për takimin e javës së 31-të.

STËRVITJA

E programuar për të filluar në orën 16:00, seanca e pasdites ka nisur më shumë se 15 minuta më herët. Mes humorit dhe batutave, futbollistët pa praninë e treshes Milinkoviç-Jovanoviç-Musiaris nuk janë vonuar për të ledhatuar topin. Me një lab si Lejdi Liçaj, dozat e humorit s’mund të mungonin.

“Unë i them arbitrit kështu është e vërteta, por ai nuk bindet. Unë nuk merrem me ty i thashë gjyqtarit”, tha Liçaj, por nuk u kuptua kujt iu referua. Mes 24 futbollistëve të pranishëm, ka startuar seanca e pasdites së djeshme para një numri të konsiderueshëm tifozësh. Të ndarë në katër grupe, gjirokastritët u vendosën në gjysmën e fushës së drejtuar nga Milinkoviç, i cili dje kishte veshur një kostum blu dhe mbante një kapelë të zezë.

Gjatë aksioneve të stërvitjes, ai i motivonte lojtarët duke u thënë se po krosonin mirë, në gjuhën angleze. Mirëpo, përveç fjalëve të tij, dëgjoheshin edhe thirrjet mes lojtarëve. Aleksi shpeshherë i drejtohet kapitenit Beqiri me shkurtimin Beqo. Aleksi ngacmon gjithashtu edhe mbrojtësin Liçaj. “Më çmende o Babi (i referohet mbrojtësit), më çmende”, thotë Aleksi. Humori duket shumë pozitiv te Luftëtari që do të kërkojë rezultat pozitiv me Skënderbeun.

Related Posts

Bayern Munich “fut ujë”, Kimmich ngre alarmin: Duhet të ndryshojmë
Sport

Bayern Munich “fut ujë”, Kimmich ngre alarmin: Duhet të ndryshojmë

16/12/2025
Flick “tremb” Inter, Barça hidhet në sulm për “yllin” zikaltër

Roma “thyen” Como-n 1-0, por Gasperini “driblon” çështjen titull (VIDEO)

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vajza e Rob Reiner, Tracy, flet pas vdekjes së regjisorit legjendar dhe gruas së tij Michele: ‘Jam në shok’

Vajza e Rob Reiner, Tracy, flet pas vdekjes së regjisorit legjendar dhe gruas së tij Michele: ‘Jam në shok’

16/12/2025
“Më shau”! Plagosja e Gucci-t, dalin detaje të reja

“Më shau”! Plagosja e Gucci-t, dalin detaje të reja

16/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al