• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Strakosha me flamurin shqiptar në dorezat e AEK-ut të Athinës

22/04/2025
Strakosha me flamurin shqiptar në dorezat e AEK-ut të Athinës

Shumë herë ndodh që të kritikojmë Thomas Strakoshën për performancat e tij që nuk kanë qenë në nivelin e duhur, veçanërisht në Kombëtare, pavarësisht se në Europianin e Gjermanisë, portieri ka bërë një turne të mirë. Para disa vitesh, në një sezon të caktuar Strakosha ishte duke luftuar me Donarumën për të marrë emërtimin si portieri më i mirë i Serisë A.

Megjithatë zhvillimi që pritej nuk erdhi nga Strakosha dhe më pas pasoi një tatpjetë. Thomasit iu realizua ëndrra për t’u transferuar në Premier League, me Brentfordin, por në asnjë rast nuk arriti të bind drejtuesit anglez. Më pas ai kaloi te AEK në Greqi, atje ku e nisi si titullar dhe tani po vuan qëndrimin në stol.

Por përtej kritikave të shëndetshme për të, Strakosha ka edhe një anë të bukur të tijën, atë të patriotizmit dhe ndjeshmërisë kombëtare, është shumë krenar për origjinën e tij. Në dorezat e Strakoshës te AEK, sa herë që luan aty, qëndron flamuri shqiptar në të dyja duart e tij. Në një rast të zakonshëm, një detaj i tillë nuk do të merrej fare në konsideratë dhe do të ishte normale, por e ardhur në Greqi, është vërtet për t’u duartrokitur.

Vecanërisht te AEK ka pasur një rast indentik sesi një lojtar dogji karrierën e tij vetëm pasi erdhi te Shqipëria. Astrit Ajdarevic, mesfushori që e nisi karrierën në ekipe të njohura angleze si Liverpool, Leicester, në një moment të karrierës së tij kaloi te AEK. Atje ky futbollist po shkëlqente dhe ishte ndër lojtarët më të mirë të kampionatit.

Kjo i ra në sy Panuccit që atëherë ishte trajner i Shqipërisë. Një trajner arrogant dhe që vetë presidenti i FSHF, Armand Duka, e ka quajtur si më i keqi që ka punësuar ndonjëherë në saj të rezultateve, por Panucci ka sjellë jo pak emra në kohën e tij te Shqipëria. Mes tyre ishte edhe Ajdarevic që debutoi në një ndeshje me fanellën e Shqipërisë, 9 minuta në një miqësore kundër Turqisë.

Por këto 9 minuta shkatërruan përfundimisht karrierën e tij teksa menjëherë pas debutimit me Shqipërinë, në Greqi nisën që ta linin në stol futbollistin tonë derisa “e dogjën” për një kohë të gjatë dhe u siguruan që për të mos kishte një tjetër ofertë të mirë, duke e kaluar më pas te Djuargen në Suedi.

Është po i njëjti ekip, AEK i Athinës atje ku Thomas Strakosha tani mban gjithmonë dorezat ku vendoset flamuri i Shqipërisë, në të dyja duart. Me siguri që grekët nuk ndihen aspak mirë nga ky vendim i Strakoshës dhe tani edhe Thomasi po qëndron në stol, megjithëse për këtë rast ka ndasi mendimesh nëse ndikon vetëm kombësia apo edhe performancat. Që të jemi të sinqertë deri në fund, nuk kanë qenë më të mirat e mundshme, por edhe zëvendësuesi i tij, Brignoli, nuk është se po bën diçka më shumë se Strakosha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Infektohet me koronavirus kreu i Kadastrës Artan Lame
Kryesore

Ndarja e papritur nga jeta, kush ishte Artan Lame

22/05/2025
Ndërron jetë Artan Lame
Kryesore

Ndërron jetë Artan Lame

22/05/2025
Truproja e Fatos Nanos: I shpëtuam atentatit në Lazarat në ’99, falënderoj Dasho Alikon për ndërhyrjen (VIDEO)
Kryesore

Truproja e Fatos Nanos: I shpëtuam atentatit në Lazarat në ’99, falënderoj Dasho Alikon për ndërhyrjen (VIDEO)

22/05/2025
Aksident me vdekje, zetori del nga rruga, humb jetën shoferi
Kryesore

Memaliaj, 58-vjeçari aksidentohet me zetor duke punuar tokën

20/05/2025
Ndalimi i TikTok, jehonë në mediat botërore
Kryesore

Llogari false në Tik Tok me emrin e tij, 14-vjeçari nga Gjirokastra denoncon në polici

20/05/2025
Bashkia Memaliaj njofton fituesit e dy tenderave
Kryesore

Memaliaj, 50-vjeçari rrëzohet aksidentalisht duke punuar në një bujtinë

20/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Infektohet me koronavirus kreu i Kadastrës Artan Lame

Ndarja e papritur nga jeta, kush ishte Artan Lame

22/05/2025
Ndërron jetë Artan Lame

Ndërron jetë Artan Lame

22/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al