• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Studimi/ “Albania”, fjala simbol në mediat italiane për vitin 2024

19/12/2024
Studimi/ “Albania”, fjala simbol në mediat italiane për vitin 2024

Gazetat dhe lajmet në televizionet italiane flasin gjithnjë e më pak për çështjet e migracionit, por kur kjo ndodh, politika zë shumë hapësirë. Në Raportin e XII të asaj që njihet si “Karta e Romës” një studim për mediat në vendin fqinj, fjala simbolike e vitit 2024 është “Albania”.

Shkak është bërë marrëveshja e Romës me Tiranën për transferimin e emigrantëve nga ana tjetër e Mesdheut. Studimi u prezantua mëngjesin e kësaj të mërkure nga studiuesi i Observatorit të Pavias, Giuseppe Milazzo me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Emigrantëve.

“Fjala simbol e vitit 2024 është “Shqipëria” e lidhur me marrëveshjen për qendrat për emigrantët jashtë Europës. Ambienti është ai i një krize rregullatore, ku debati fokusohet në legjitimitetin e dekretit në lidhje me të drejtën ndërkombëtare dhe direktivat e Gjykatës Evropiane që ka gjeneruar tensione mes qeverisë dhe autoriteteve gjyqësore” – thuhet në studim.

“Fjalët më të shpeshta në titujt e lajmeve të vitit 2024 pasqyrojnë fokusin tek institucionet politike: “migrant” (631 tituj), “Italia” (201), “Meloni” (199), “BE” (173), “Shqipëria” (135), “Salvini” (123) dhe «qeveria» (112)” – thuhet më tej.

Sipas tij, në faqet e para të gazetave italiane shihet një reduktim prej 42% në mbulimin e çështjes së migracionit. Në përgjithësi, shtypi italian prodhoi gjatë vitit që po lëmë pas 4511 lajme mbi migracionin (-34% krahasuar me 2023). Në krye është gazeta “Avvenire” me 254 artikuj në faqen e parë dhe 870 tituj gjithsej, një mesatare prej 2.9 lajme në ditë, por me një rënie me 17%.

Në 10 muajt e parë të vitit, termi stigmatizues “klandestin” është përdorur 37 herë, ekuivalente me 1% të totalit midis 2013 dhe 2024. Përdorimi i shprehjeve nënçmuese si “jo-BE”, “vu cumprà”, “cigan” dhe “nomad” u ul nga 5% në 2014-ën në 1% midis 2022 dhe 2024. Megjithatë, media vazhdon ta përfaqësojë migrimin si një “krizë të përhershme” dhe të flasë për të me një gjuhë alarmante. Në përgjithësi, pothuajse në gjysmën e lajmeve (48%) mbizotëron ana negative e mikpritjes, ndërsa ajo e virtytshme del me vetëm 32% të lajmeve.

Related Posts

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!
Blog

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

24/10/2026
“Studentët në Universitetin e Dhunës”, Rama nxjerr pamjet e protestuesve me maska në selinë e PD (VIDEO)
Kryesore

“Studentët në Universitetin e Dhunës”, Rama nxjerr pamjet e protestuesve me maska në selinë e PD (VIDEO)

24/10/2026
3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!
Kryesore

Kumbaro dënon dhunën ndaj Ministrisë së Arsimit: Dialogu është e vetmja rrugë

24/10/2026
“Mediat e regjimit” ne Tirane menduan qe fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave
Blog

“Mediat e regjimit” ne Tirane menduan qe fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

24/10/2026
Protestuesit e maskuar sulmojnë edhe Bankën e Shqipërisë, thyejnë kamerat dhe kabinën
Kryesore

Protestuesit e maskuar sulmojnë edhe Bankën e Shqipërisë, thyejnë kamerat dhe kabinën

24/10/2026
Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Mjedisit
Kryesore

Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Mjedisit

24/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

24/10/2026
“Studentët në Universitetin e Dhunës”, Rama nxjerr pamjet e protestuesve me maska në selinë e PD (VIDEO)

“Studentët në Universitetin e Dhunës”, Rama nxjerr pamjet e protestuesve me maska në selinë e PD (VIDEO)

24/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al