• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Studimi i ri/ Covid mbërriti në Europë që në shtator 2019

23/11/2020

Një studim i ri thotë, se SARS-CoV-2 ka qarkulluar që në shtator 2019 në Itali. Duhet tani të hedhim poshtë çdo gjë që dinim për origjinën dhe përhapjen e virusit Corona?

“Virusi Corona është përhapur në Itali më parë se sa mendohej”, titullon agjencia Reuters një artikull duke u bazuar në të dhënat e një studimi italian të publikuar së fundmi. Personat testues ishin pjesë e një studimi ku skanoheshin mushkëritë për të diagnostikuar kancerin. Për shkak të pandemisë dhe faktit që origjina e saj ngrinte shumë pyetje, studiuesit panë më me hollësi të dhënat e mbledhura nga provat e gjakut për periudhën shtator 2019-shkurt 2020. Ata gjetën antitrupa të SARS-CoV-2 në gjakun e të testuarve.

Jo më herët se mendohej

Ajo që habiti studiuesit e tjerë, për studiuesin e gjenetikës, Peter Forster nuk ishte shumë surprizuese. Përkundrazi: Këto njohuri të reja përputhen me rezultatet e studimeve të një analize filogjenetike të virusit, që Forster dhe kolegët e tij bënë në prill. “Në prill në bazë të të dhënave të atëhershme dhe përqindjes së transformimit të virusit, gjetëm, se aty nga mesi i shtatorit dhe dhjetorit 2019 duhet të ketë ndodhur përhapja e virusit”. Të dhënat bazoheshin në genomin e virusit, dhe studiuesit përcaktuan tre degëzime të tij, që i quajtën, A, B,C, sepse donin të dinin, cili variant i virusit është më i vjetri për të hulumtuar mbi gjeografinë e lindjes së virusit. “Atëherë të tre tipat, A,B,C gjendeshin në Kinë.”

Tipi A u gjet herët tek pacientët në Amerikën Veriore dhe Australi, ai C ishte i përhapur më shumë në Singapor, Japoni dhe Tajvan. “Mes të infektuarve ishte edhe një italian, me sa duket një turist”, thotë Forster, “por shumica e të testuarve përmbante tipin B, që gjendej më shpesh në Vuhan”, sipas studiuesit të gjenetikës. Vuhan konsiderohej që nga fillimi si vendi origjinë i pandemisë.

Për shkak se lakuriqët e natës konsiderohen si transmentues të virusit SARS, studiuesit krahasuan të tre variantet e identifikuara me virusin Corona që gjendej tek kafshët. Rezultati e habiti Peter Forster. “Dukej shumë qartë, që A ishte tipi më i vjetër”, thotë ai, jo B, siç u gjend sidomos në Vuhan. “Unë dyshoj, se Vuhani është origjina e përhapjes së virusit.”

Origjina në jug të Kinës?

Të dhënat flasin më shumë për një vend tjetër, që mund të jetë vend-origjinë i pandemisë, provinca jugore kineze Guandong. “Gjysma e të gjitha provave të atëhershme ishin të tipit A, e dyta, atje ka shumësi të lakuriqëve të natës dhe e treta, më parë atje ka pasur shpërthime të virusit Corona”, thotë Forster. Megjithatë duhet të merret parasysh, që numri i provave që studiuesit kishin në dispozicion atëherë ishte shumë i vogël. Pra nuk kishte kaq shumë të infektuar. Analiza e Peter Forster nuk është e pakontestuar. Në revistën shkencore PNAS; “Proceedings of the National Academy of Sciences” disa studiues kanë shprehur kritika për metodikën e studimit e interpretimin e rezultateve.

Por nuk janë vetëm studimet që e datojnë prezencën e virusit Corona që në shtator. Ka të dhëna të tjera, që virusi ka qenë në Europë më parë se mendohet. Një hulumtim i i publikuar në qershor i ujërave të zeza e të bardha në Italinë veriore ka bërë të ditur, se virusi ka qarkulluar që në fund të vitit në vend. Megjithatë vetëm në shkurt u dokumentua rasti i parë i një italiani që nuk kishte bërë pushime në Kinë dhe ishte i infektuar me Corona. Prej këtij momenti gjithçka u zhvillua shumë shpejt dhe Italia përjetoi pasojat më të rënda të pandemisë në Europë me më shumë se 1,2 milionë të infektuar dhe 46.500 të vdekur.

D614G pushton botën

Studiuesi Peter Forster e shpjegon këtë përhapje kaq të shpejtë të virusit me mutacionin e tij që solli një variant shumë më infektues, tipin B-D614G, një mutant i tipit B. Ky lloj virusi i ra në sy edhe disa studiuesve amerikanë rreth biologes, Bette Korber. Ata krahasuan të dhënat klinike të pacientëve që ishin infektuar me tipin D614G me të dhënat e infektimeve të tjera me SAR-CoV-2. “Aty u duk, se kishte një dallim vendimtar tek pacientët që ishin infektuar me mutantin e tij. Sasia e virusit në rrugët e frymëmarrjes tek këta pacientë ishte shumë më e madhe”, thotë Forster.

Këta pacientë ishin shumë më infektues dhe virusi mund të përhapej shumë më shpejt dhe më mirë. Për një kohë të shkurtër 97% e të infektuarve kishin variantin D614G, virusi siguroi kështu përhapjen e vet në të gjithë botën, ku sot ka më shumë se 55 milionë të infektuar. Studiuesi i gjenetikës, Forster megjithatë është i mendimit, se varianti vdekjeprurës i virusit ka tendencë rëniejeje. “Nëse një virus është forcuar brenda një popullsie, atëherë arrihen edhe reagime të sistemit imunitar, që e zbusin rrezikun e virusit.”/DW

Related Posts

Lajmi i rremë me “sida” në Gjirokastër/ BIRN: Publikimi i të ‘dhënave’ shëndetësore cenon besimin te media
Blog

Lajmi i rremë me “sida” në Gjirokastër/ BIRN: Publikimi i të ‘dhënave’ shëndetësore cenon besimin te media

25/04/2026
Reforma territoriale, “sherr” Dule-Mazniku në Gjirokastër: S’mund të abuzoni me sofizma
Kryesore

Reforma territoriale, “sherr” Dule-Mazniku në Gjirokastër: S’mund të abuzoni me sofizma

25/04/2026
Kryeministri maqedonas: Fqinjët tanë nga Shqipëria vijnë dhe furnizohen tek ne me naftë, kemi çmime të ulëta
Kryesore

Kryeministri maqedonas: Fqinjët tanë nga Shqipëria vijnë dhe furnizohen tek ne me naftë, kemi çmime të ulëta

25/04/2026
BE-ja eksporton miliona euro armë drejt Shqipërisë
Kryesore

BE-ja eksporton miliona euro armë drejt Shqipërisë

25/04/2026
Tuneli i Llogarasë, ish-kreut të ARRSH i komunikohet zyrtarisht zgjatja e hetimeve
Kryesore

Tuneli i Llogarasë, ish-kreut të ARRSH i komunikohet zyrtarisht zgjatja e hetimeve

25/04/2026
Rama përqafohet me ambasadoren e SHBA në Athinë
Kryesore

Rama përqafohet me ambasadoren e SHBA në Athinë

25/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bylisi kërkon reagim ndaj Dinamos, Josa mendon për ndryshime

Finale për Bylisin, vetëm triumfi në sfidën e radhës mban shpresat gjallë

25/04/2026
VIDEO/ Triumf me përmbysje, Bayern fiton ndaj Mainz

VIDEO/ Triumf me përmbysje, Bayern fiton ndaj Mainz

25/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al