• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Studimi/Ngjarjet e përjetuara nga nënat në fëmijërinë e tyre lënë gjurmë te pasardhësit

27/01/2021
Ngjarje e rëndë/Abuzoi seksualisht me 14-vjeçaren, arrestohet njerku 40-vjeçar në Ksamil

Nënat të cilat kanë qenë të lëna pas dore apo janë keqtrajtuar në fëmijëri mund t’ua transmetojnë këtë fëmijëve të tyre. Këto gjurmë ndërmjet brezave janë zbuluar se ndikojnë në zhvillimin e trurit të fëmijëve, duke rezultuar në qarqe të ndryshuara të trurit midis amigdalës (pjesa e trurit që përpunon frikën dhe ankthin) dhe dy zonave të tjera të trurit, korteksit paraballor dhe korteksit cingular dorsal anterior, të dy zonat e përfshira në marrjen e vendimeve dhe rregullimin e ndjenjave.
Hulumtimi u botua në revistën Biological Psychiatry: Cognitive Neuroscience and Neuroimaging.

“Këto rezultate tregojnë se zhvillimi i trurit tonë nuk formohet vetëm nga ato që ndodhin në jetë por gjithashtu ndikohet nga gjërat që u kanë ndodhur prindërve tanë para se të ngjizeshim”, tha autorja kryesor e studimit, Dr. Cassandra Hendrix.

Sipas Il Sience, autorët kanë studiuar 48 çifte nënash dhe fëmijësh gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë.
Nënat kanë marrë pyetësorin për vlerësimin e traumave dhe fatkeqësive të fëmijëve të tyre, në të cilat kanë përfshirë përvojat e neglizhencës emocionale dhe keqtrajtimit në fëmijërinë e hershme.
Të gjitha nënave u është vlerësuar niveli momental i stresit, duke përfshirë depresionin dhe ankthin. Një muaj pasi nënat lindën, foshnjat e tyre iu nënshtruan imazhit të trurit duke përdorur rezonancë magnetike funksionuese në fjetje (fMRI), një teknikë jo invazive e skanimit të trurit që mund të përdoret tek foshnjat ndërsa flenë.

“Rezultatet e skanimit të trurit mund të tregojnë funksionimin e tij për periudhën shumë të hershme”, tha Dr. Cameron Carter, redaktore i Psikiatrisë Biologjike: Neuroshkenca Kognitive.

Autorët e studimit zbuluan se foshnjat e nënave që kishin përjetuar më shumë neglizhencë emocionale në fëmijëri, sipas një pyetësori të cilit nënat iu përgjigjën kishin më shumë lidhje midis regjioneve amigdale cerebrale dhe kortikale.
Duke marrë parasysh stresin, studiuesit zbuluan se sa më shumë që nëna ishte e lënë pas dore emocionalisht, aq më e ndërlidhur ishte amigdala e foshnjës me pjesët kortikale ballore të trurit.
Sidoqoftë, nuk është ende e qartë se çfarë ndikimi mund të kenë amigdala dhe zonat kortikale ballore të lidhura më fort te fëmijët, nënat e të cilave që kanë përjetuar neglizhencë të shtuar emocionale.
Nxitja nervore e vërejtur tek foshnjat një muajshe të nënave të lënë pas dore emocionalisht mund të jetë një mekanizëm që çon në një rrezik për rritje të ankthit, ose mund të jetë një mekanizëm kompensues që nxit rezistencën.
Në të dy rastet, neglizhenca emocionale e fëmijërisë së nënës duket se lë gjurmë nervore tek foshnja e saj.
Hulumtimet ilustrojnë se si frika dhe ankthi midis brezave mund të transmetohen nga nënat tek foshnjat e tyre, megjithatë, pasojat e këtij transmetimi nuk janë ende të qarta.
Nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar më saktësisht se çfarë transferimesh të tilla të përvojave emocionale mund të kenë midis nënës dhe fëmijës.

“Studimet e ardhshme që monitorojnë fëmijët do të na ndihmojnë të kuptojmë rëndësinë funksionale të këtyre ndryshimeve në funksionin e trurit në drejtim të zhvillimit emocional dhe shoqëror të fëmijëve të nënave që ishin lënë pas dore në fëmijërinë e hershme”, shpjegoi Dr. Cameron.

Related Posts

Ndryshon ora në tetor! Pse po diskutohet heqja e saj? – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Ndryshon ora në tetor! Pse po diskutohet heqja e saj? – Balkanweb.com – News24

12/09/2026
Zbulim i rrallë në Egjipt, shkretëtira fsheh dhëmbët e peshkaqenëve prehistorikë – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Zbulim i rrallë në Egjipt, shkretëtira fsheh dhëmbët e peshkaqenëve prehistorikë – Balkanweb.com – News24

01/09/2026
Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i ushqimit të shpejtë, njihuni me fshatin më të rreptë të Britanisë! Rregullat e çuditshme që vendosin për të jetuar atje – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i ushqimit të shpejtë, njihuni me fshatin më të rreptë të Britanisë! Rregullat e çuditshme që vendosin për të jetuar atje – Balkanweb.com – News24

31/08/2026
Rekord i pazakontë! Foshnja shpallet artisti më i ri në botë nga Guinness – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Rekord i pazakontë! Foshnja shpallet artisti më i ri në botë nga Guinness – Balkanweb.com – News24

30/08/2026
Ndodh në Austri! Alpinisti gjen çantën e shpinës që humbi 60 vjet më parë gjatë shkrirjes së akullnajës – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Ndodh në Austri! Alpinisti gjen çantën e shpinës që humbi 60 vjet më parë gjatë shkrirjes së akullnajës – Balkanweb.com – News24

27/08/2026
Mikroplastikat dhe lidhjet me problemet në mëlçi/ Studimi i ri ngre shqetësime për ndikimin e polietilenit – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Mikroplastikat dhe lidhjet me problemet në mëlçi/ Studimi i ri ngre shqetësime për ndikimin e polietilenit – Balkanweb.com – News24

16/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pas alkoolit u dyshua edhe për drogë, dalin përgjigjet e testit të fundit nga Maldini

Pas alkoolit u dyshua edhe për drogë, dalin përgjigjet e testit të fundit nga Maldini

14/09/2026
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Selanik, në fokus vendimet për kompeticionet e ardhshme – Balkanweb.com – News24

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Selanik, në fokus vendimet për kompeticionet e ardhshme – Balkanweb.com – News24

14/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al