Reshjet intensive të shiut që kanë rënë prej mesnatës dhe sot në orët e par të ditës kanë shkaktuar edhe probleme të furnizimit me energji elektrike në qarkun Gjirokastër.
Kryesisht më problematike situata paraqitet nëpër fshatra.
Po kështu ka ndërprerje në Libohovë, Dropull, Tepelenë e Memaliaj. Skuadrat e OSHEE janë në terren për normalizimin e situatës.
Pritet që reshtjet të vijojnë edhe përgjatë ditës së sotme. ©Argjiroja.net