Të paktën 50 persona kanë mbetur të vdekur në një sulm kamikaz në qytetin afgan të Kunduz.
Ky është sulmi më i madh i kryer në Afganistan që pas largimit të trupave amerikane, ndërsa shënjestër kanë qenë myslimanët shi’itë.
Sipas BBC, trupat u panë të shpërndarë brenda xhamisë Said Abad.
Më shumë se 100 besimtarë myslimanë u plagosën nga shpërthimi me bombë në qytetin verior.
Sulmi ndodhi gjatë lutjeve të së Premtes në xhaminë Sayed Abad, ndërsa brenda objektit të kultit mendohet se ishin rreth 300 besimtarë.