• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sulmuesi i Partizanit në “vitrinë”, ftesa me kuqezinjtë për të konfirmuar rritjen

27/05/2026
Eliminimi nga Liga e Konferencës, mbrojtësi i Partizanit përfundon në Francë

Rrok  Toma vijon të konfirmohet si një nga lojtarët më premtues të Partizanit, teksa sulmuesi i të kuqve ka fituar sërish besimin e trajnerit të Kombëtares U-21, Alban Bushi. Futbollisti është grumbulluar nga kuqezinjtë për dy ndeshjet miqësore që Shqipëria U-21 do të zhvillojë ndaj Sllovenisë dhe Italisë më 5 dhe 8 qershor.

Për Tomën, kjo është një tjetër mundësi e rëndësishme për të treguar vlerat e tij me fanellën kuqezi dhe për të fituar më shumë eksperiencë në nivel ndërkombëtar. Sulmuesi ishte pjesë edhe e grumbullimit të kaluar të Kombëtares U-21, aty ku Shqipëria arriti të fitonte miqësoren ndaj Uzbekistanit. Grumbullimi i radhës konsiderohet një vlerësim për sezonin që Toma zhvilloi me Partizanin, edhe pse skuadra nuk arriti objektivat madhorë.

Sulmuesi ishte një nga futbollistët më të aktivizuar të ekipit kryeqytetas gjatë kampionatit, duke regjistruar plot 32 ndeshje me fanellën e kuqe. Përveç minutazhit të lartë, Toma arriti të kontribuonte edhe në repartin ofensiv, duke realizuar pesë gola gjatë sezonit në kampionat duke qenë edhe golashënuesi i dytë më i mirë në radhët e “Demave të Kuq”. Paraqitjet e tij bindën stafin teknik të Partizanit, ndërsa lojtari konsiderohet një nga elementët me perspektivë në klub.

Gjatë sezonit, sulmuesi tregoi vazhdimësi në performancë dhe u kthye në një nga lojtarët më të besuar të skuadrës. Në disa ndeshje, Toma u aktivizua edhe nga stoli, megjithatë tregoi gatishmëri për të ndihmuar ekipin. Në ambientin e Partizanit ekziston bindja se lojtari ka ende shumë hapësira për t’u përmirësuar. Mosha e re dhe eksperienca që po fiton gradualisht me ekipin e parë dhe Kombëtaren U-21 konsiderohen elementë shumë të rëndësishëm për zhvillimin e tij.

Grumbullimi me Kombëtaren U-21 shihet si një tjetër mundësi për zhvillimin e sulmuesit, sidomos në aspektin e përballjeve ndërkombëtare. Ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Italisë pritet të jenë një test i rëndësishëm për nivelin e lojtarëve të grumbulluar nga Alban Bushi. Nga ana tjetër, edhe Partizani pritet të mbështetet te Toma edhe në sezonin e ardhshëm. Të kuqtë synojnë të ndërtojnë një skuadër më konkurruese dhe aktivizimi i futbollistëve të rinj mbetet një nga objektivat e klubit. Për Tomën, sezoni i ardhshëm mund të jetë vendimtar për të bërë hapin e madh në karrierë. Sulmuesi ka fituar besimin si te Partizani ashtu edhe te Kombëtarja U-21, ndërsa tashmë do të synojë të konfirmojë me vazhdimësi cilësitë e tij në fushën e lojës.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Humbja ndaj Luksemburgut, Maran: Ndeshja nuk shkoi siç duhet, do reagojmë në vijim
Sport

Humbja ndaj Luksemburgut, Maran: Ndeshja nuk shkoi siç duhet, do reagojmë në vijim

07/06/2026
Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu (VIDEO)
Sport

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu (VIDEO)

06/06/2026
Akosta shkëlqen në Moto GP, “pole” për Sprint në Hungari
Sport

Akosta shkëlqen në Moto GP, “pole” për Sprint në Hungari

06/06/2026
VIDEO/ Bojkot ndaj kombëtares, shqiptarët i bashkohen zemëratës popullore, masivisht në protestën para kryeministrisë

Ndeshja e kombëtares në plan të dytë, “Tifozat Kuqezi” në protestën e madhe në kryeqytet
Sport

Ndeshja e kombëtares në plan të dytë, “Tifozat Kuqezi” në protestën e madhe në kryeqytet

06/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Humbja ndaj Luksemburgut, Maran: Ndeshja nuk shkoi siç duhet, do reagojmë në vijim

Humbja ndaj Luksemburgut, Maran: Ndeshja nuk shkoi siç duhet, do reagojmë në vijim

07/06/2026
Çfarë trishtimi/ Po i afrohemi Republikës së Pleqve

Ben Blushi sulmon protestuesit: Injorantë me plan, keni urrejtje

07/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al