Prokuroria e Krimeve të Rënda do të thërrasë javën e ardhshme Saimir Tahirin për të dëshmuar. Ish-ministri i Brendshëm, i cili dorëzoi sot mandatin e deputetit do të pyetet në lidhje me letërporositë e marra nga Italia dhe Greqia. Burime nga prokuroria i thanë Ora News: “Do të presim të zyrtarizohet lënia e mandatit. Në rast të nevojës për një masë sigurie ndaj ish-ministrit, do t’i drejtohemi gjykatës”. Disa ditë më parë u mor në pyetje truproja e ish-ministrit të Brendshëm. Hetimet për ish-ministrin Tahiri janë zgjatur deri në muajin korrik 2018.