Kryeministri Edi Rama vijoi sot sërish me rubrikën ‘Sy më sy’ për t’iu përgjigjur komentuesve në rrjetet sociale.
Ndërsa pranoi rritjen e çmimeve, kreu i qeverisë tha se qeveria Rama ka bërë shumë punë për të zbutur rritjen e çmimeve dhe për këtë shifrat flasin vetë.
“Natyrisht ekonomia nuk është mjaftueshëm mirë, e njerëzit janë të prirur të kërkojnë më shumë. Jam i vetëdijshëm që duhet bërë diçka më shumë për të zbutur rritjen e disa çmimeve, por faktet flasin vetë. Nëse kur morëm detyrën ishin 100 mijë kompani aktive, sot janë 250.
Një shifër jashtëzakonisht domethënëse, ashtu sikundër një tjetër shifër e rëndësishme, sot kemi 57% të të punësuarve me 0 taksë, 36% janë me taksë nga 4-10%, për t’u dhënë mundësi njerëzve të kenë më shumë në xhep. Gati 10% e të punësuarve e kanë pagën mbi 10%.
Me këtë sistem që ne futëm, u kemi lënë njerëzve në xhep 145 milionë euro në vit. Janë 1.4 mld euro në 10 vite, që ua kemi hequr buxhetit të shtetit dhe ua kemi lënë qytetarëve. Ambicia jonë është për të bërë më shumë”, tha Rama.








