Gjykata e Tiranës ka liruar Aleksandër Gjokën , i cili u arrestua dy ditë më parë nga policia, pasi u akuzua se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për këngëtarin e mirënjohur shqiptar.
Arrestimi i Aleksandër Gjokës ka ndodhur orët e para të mëngjesit të djeshëm, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l.