• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tavo hap në FB ‘thesin’ e premtimeve: Do krijoj vende të reja pune që Gjirokastra të dalë nga mjerimi, ‘Rilindja’ do marrë 1 milion shuplaka (LSI një vend pune e ndante për dy veta)

28/01/2021
Vangjel Tavo akuza për Policinë në Gjirokastër: Po bëhet puç institucional, nuk ikim derisa të hapen dyert e pallatit të sportit (VIDEO)

Nga Vangjel Tavo

“Rilindja” mashtron me punësimet e jashtëligjshme sezonale. Mendoni se me ato pak numër punësimesh sezonale do mashtroni banorët e qarkut të Gjirokastrës? Ju panë e ju provuan të gjithë banorët se si i larguat të gjitha drejtoritë dhe i çuat në qytete të tjera, duke hequr kështu nga puna shumë e shumë profesionistë e familjarë që mbanin frymën e familjes së tyre, e që planifikoni të largoni edhe më shumë me heqjes së statusit të Spitalit Gjirokastër nga rajonal në bashkiak për ta çuar në Fier. I mjeruat familjet e Gjirokastrës, dhe e latë të papunë rininë, e tani talleni me punësime të jashtëligjshme sezonale për të siguruar ndonjë votë më shumë pasi jeni të dëshpëruar nga largimi i sigurtë.

Kaq poshtë ka rënë sekti i “Rilindjes.” Gënjen e mashtron familjarët që vuajnë ekonomikisht, U bën presion administratës. Kërcënon me bukën e gojës të punësuarit. Mendoni vërtetë se do i trembni banorët e Gjirokastrës me presionet tuaja për bukën e gojës? Ju gaztorë që keni frikë nga hija juaj? E dimë shumë mirë se kush po e bën këtë. Emër më emër. Po monitorojmë çdo presion e paligjshmëri pasi do jepni llogari përpara ligjit më 26 prill kur sekti malinj i “Rilindjes” të ketë marrë 1 milionë shuplaka, e kur të pësojë humbjen më të madhe në këto 30 vite.

Miq, unë ju premtoj publikisht, që jo vetëm se këta sharlatanë rilindas që nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Socialiste do largohen përgjithmonë, por edhe cilido prej tyre që ka i bërë presion për bukën e gojës edhe një njeriu të vetëm do përballet me drejtësinë. Ju premtoj publikisht se të gjitha drejtoritë e larguara orej “Rilindjes” do rikthehen në Gjirokastër. Ju premtoj publikisht se do krijojmë vende të reja pune që rinia të angazhohet në punësim, që familjarët të ushqejnë fëmijët e tyre, dhe që qarku ynë të dalë nga mjerimi dhe varfëria, dhe të rritet ekonomikisht, t’i kthehet dinjiteti si zemra e jugut të Shqipërisë, e të mos jetë më një xhep i braktisur siç e la “Rilindja.” Ndaj, socialistë të thjeshtë e të ndershëm, të gjithë banorët e qarkut të Gjirokastrës, ta shporrim këtë qeverisje të ligë e arrogante që ju varfëroi e ju la pa punë, e të bashkohemi së bashku për punësim, rritje ekonomike, mbështetje, shanse e mundësi për rininë.

Related Posts

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore
Kryesore

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore

14/11/2026
Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera
Kryesore

Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera

14/11/2026
Miliona për ujësjellësin që nuk furnizon me ujë banorët, KLSH zbulon abuzimin me tenderat në Bashkinë Tepelenë
Kryesore

Miliona për ujësjellësin që nuk furnizon me ujë banorët, KLSH zbulon abuzimin me tenderat në Bashkinë Tepelenë

14/11/2026
Shënimet që fundosën vëllain e Pirro Dhimës, emra sportistësh, shuma parash dhe preparate të dyshuara dopingu
Kryesore

Shënimet që fundosën vëllain e Pirro Dhimës, emra sportistësh, shuma parash dhe preparate të dyshuara dopingu

13/11/2026
Policia zbarkon në Vlorë, kontrolle nëpër rrugë për personat me rrezikshmëri
Kryesore

Policia zbarkon në Vlorë, kontrolle nëpër rrugë për personat me rrezikshmëri

13/11/2026
Kakavijë, arrestohet një person i shpallur në kërkim
Kryesore

Hani i Hotit kryeson eksportet në kufijtë tokësorë, Kakavija importet

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore

14/11/2026
Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera

Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera

14/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al