• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Të gjithë në “provim”, Sylvinho: Unë vëzhgoj dhe analizoj! Monitoroj gjithçka

22/03/2024
Të gjithë në "provim", Sylvinho: Unë vëzhgoj dhe analizoj! Monitoroj gjithçka

Sylvinho tha këto fjalë në konferencën për shtypin përpara miqësores Kili-Shqipëri, të premten në “Ennio Tardini” të Parmës.

“Lojtarët e dinë që jemi afër Europianit. Ne jemi të grumbulluar prej tri ditësh, por flasim vetëm për Kilin dhe Suedinë. Nuk janë vetëm miqësore, Kili ka një skuadër të fortë, kanë shumë emra. Ata kanë luajtur në 9 Kupa Bote, ka kaluar të paktën tri herë në çerekfinalet e Botërorit. Një skuadër që është përballur me Kombëtaret e mëdha, janë mësuar me sfida të tilla.

Ndjesi e bukur si amerikano-latin që jam kjo ndeshje ndaj Kilit. Do të jetë kënaqësi të luajmë këtë ndeshje në një stadium të mbushur plot me tifozët shqiptarë. Do të jetë një ndeshje shumë e bukur. A mund të luajnë së bashku.

Broja dhe Manaj? Është një moment i veçantë dhe i bukur për ne. Manaj dhe Hoxha për herë të parë me ne, pothuajse hera e dytë për Brojën. Ka ardhur edhe Sherri, i cili ka qenë edhe njëherë tjetër, por nuk ka luajtur. Po, në futboll është gjithçka e mundur.

Broja dhe Manaj kanë karakteristika të ndryshme, do t’i vlerësojmë të dy çdo ditë, por edhe të tjerët. Të gjithë. Nuk është problem për mua t’i aktivizoj të dy bashkë. Gjithçka mund të ndodhë në futboll.

Në këto momente, askush nga ne nuk mendon për listën finale. Kili dhe Suedia janë skuadra të forta, mendojmë vetëm për ta. Nuk është momenti për listën finale të Europianit.

Është momenti të vlerësojmë të gjithë futbollistët, në sensin pozitiv. Edhe ata që nuk janë i kemi në konsideratë. Mujën, Dakun, Gjasulën, të gjithë. Nuk e mbaj mendjen te lista, është momenti të mendojmë për Kilin dhe Suedinë.

Pata një eksperiencë si asistent i Tites te kombëtarja Brazilit, zhvilluam një Botëror. Eksperiencë shumë e bukur. E kisha një aventurë në Kombëtare, gjë që ndikoi që të merrja drejtimin e Shqipërisë.

Dera e Kombëtares është e hapur. Në klub ke 23-24-25 lojtarë, janë shumë, monitorojmë shumë lojtarë. Unë vëzhgoj dhe analizoj. Vëzhgoj cili luan disa minuta, pak apo fare. Vëzhgoj se cili luan mirë, kjo është detyra ime”.

Related Posts

Nis turneu UEFA Development U15 për vajza në Shqipëri, luhen dy ndeshjet e para
Sport

Nis turneu UEFA Development U15 për vajza në Shqipëri, luhen dy ndeshjet e para

20/10/2026
“Shpëtuan Shqipërinë nga një ‘kriminel’!”/ Mal Berisha me reagim të fortë për të riun kampion, të arrestuar nga policia
Sport

“Shpëtuan Shqipërinë nga një ‘kriminel’!”/ Mal Berisha me reagim të fortë për të riun kampion, të arrestuar nga policia

20/10/2026
Babai i Yamal në sulm ndaj fansave: Nuk kam nevojë të punoj, kam miliona!
Sport

Babai i Yamal në sulm ndaj fansave: Nuk kam nevojë të punoj, kam miliona!

20/10/2026
Zbulohet ekipi ideal, dominon Egnatia dhe Dinamo! Ja 11-shja më e fortë e Superiores
Sport

Egnatia përballë danezëve të Arhusit, vendasit favoritë nga bastet – Balkanweb.com – News24

20/10/2026
Kombëtarja U-15, trajneri Armand Dama publikon listën për FIFA U-15 World Cup & Festival 2026
Sport

Kombëtarja U-15, trajneri Armand Dama publikon listën për FIFA U-15 World Cup & Festival 2026

20/10/2026
Juventus në moment të vështirë, Gigi Buffon i del në mbrojtje Spalletti-t: Problemet e klubit nuk mund ti atribuohen vetëm trajnerit
Sport

Juventus në moment të vështirë, Gigi Buffon i del në mbrojtje Spalletti-t: Problemet e klubit nuk mund ti atribuohen vetëm trajnerit

20/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nis turneu UEFA Development U15 për vajza në Shqipëri, luhen dy ndeshjet e para

Nis turneu UEFA Development U15 për vajza në Shqipëri, luhen dy ndeshjet e para

20/10/2026
“Shpëtuan Shqipërinë nga një ‘kriminel’!”/ Mal Berisha me reagim të fortë për të riun kampion, të arrestuar nga policia

“Shpëtuan Shqipërinë nga një ‘kriminel’!”/ Mal Berisha me reagim të fortë për të riun kampion, të arrestuar nga policia

20/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al