• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Të shkarkuarit e LSI-së në Gjirokastër, si ‘ranë’ brenda disa ditësh drejtorët e spitaleve

23/06/2017
Të shkarkuarit e LSI-së në Gjirokastër, si ‘ranë’ brenda disa ditësh drejtorët e spitaleve

Shkarkimi i Krenar Kullës nga posti i drejtorit të spitalit ishte i fundit në serinë e shkarkimeve të drejtuesve të LSI-së në dy spitale të tjera të qarkut Gjirokastër.

Kujtojmë që është shkarkuar gjithashtu disa ditë më parë edhe drejtori i spitalit të Përmetit, Elton Ismaili, si dhe drejtoresha e spitalit të Tepelenës, Ediola Braha, e cila është gjithashtu e dyta në listën e kandidatëve për deputetë të LSI-së në qarkun Gjirokastër.

E përbashkëta tjetër e tyre, përveçse janë shkarkuar nga detyra, është se përveç pozicionit si drejtorë spitalesh, janë gjithashtu kryetarë të LSI-së.

Krenar Kulla është kryetar në Gjirokastër, Ediola Braha për Tepelenën dhe Elton Ismaili për Përmetin. Motivacioni i shkarkimit të tyre ka qenë pjesëmarrja në fushatën elektorale të LSI-së, duke shfrytëzuar postin publik për llogari të partisë që përfaqësojnë. Shkarkimet janë firmosur nga ministri teknik i Shëndetësisë, i propozuar prej PD-së, pas paktit Rama-Basha.

Ky shkarkim ishte një goditje jo e paktë për LSI-në në qarkun Gjirokastër pasi humbet kështu ndikimin tek qindra njerëz që Kulla, Braha dhe Ismaili kishin në varësi në spitalet që drejtonin.

Ky kontigjent njerëzish ishin target grupi kryesor prej të cilëve LSI synonte të merrte vota, duke qenë se ushtronte presion për vendin e punës.

Ndërkohë që veç drejtorëve të spitaleve Gjirokastër, Përmet dhe Tepelenë, u shkarkua gjithashtu edhe drejtori i Postës Shqiptare të Tepelenës, Florian Dajka, për shkak të pjesëmarrjes në fushatën e LSI-së. Pritet që këto ditë të këtë shkarkime të tjera nga radhët e drejtuesve të LSI-së në Gjirokastër.

/ArgjiroLajm.net/

Related Posts

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026
Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim
Kryesore

Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim

16/09/2026
Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg
Kryesore

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Marr përsipër përgjegjësitë (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Krizë totale, Man.United përmbyset nga Brighton, del nga Carabo Cup, Carrick: Marr përsipër përgjegjësitë (VIDEO)

17/09/2026
Marr përsipër përgjegjësitë (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Marr përsipër përgjegjësitë (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

17/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al