Granit Xhaka nuk do të jetë në dispozicion të Sunderlandit as për ndeshjen e sontme kundër Jagiellonia Białystok, në kuadër të Ligës së Evropës.
Trajneri Régis Le Bris ka konfirmuar se mesfushori shqiptar dhe sulmuesi Brian Brobbey po bëjnë progres në rikuperimin e tyre, por ende nuk janë gati për t’u rikthyer në fushë.
Kjo do të thotë se Sunderlandit do t’i duhet të luajë pa shërbimet e Xhakës në përballjen që zhvillohet në “Stadium of Light”.
Kapiteni i Zvicrës vazhdon kështu të jetë jashtë fushave të lojës, ndërsa tifozët e Sunderlandit presin me interes rikthimin e tij.








