• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Televizioni italian rrëfen nga Lazarati Shqipërinë e kanabisit (VIDEO)

08/08/2019
Televizioni italian rrëfen nga Lazarati Shqipërinë e kanabisit (VIDEO)

“Udhëtim në zemër të shpërndarjes së drogës në Shqipëri”. Ky është titulli i një reportazhi për Shqipërinë nga Rai3.

Programi “Narcotica” i Tg3 ka shkuar kësaj here në Shqipëri, ku dy realizuesit e tij Valerio Cataldi dhe Raffaella Pusceddu, kanë sjellë mbrëmjen e kaluar historinë e drogës në Shqipëri duke nisur nga Lazarati dhe deklaratat e prokurorit italian.

“Lazarati është një fshat i vogël në zemër të Shqipërisë, i konsideruar për një kohë të gjatë qendra e kultivimit të marijuanës, teatër i operacioneve të ndryshme të policisë dhe të përplasjeve me armë”, thuhet në reportazh.

Programi rinis nga Lazarati për të treguar Shqipërinë, si një nga vendet kryesore për prodhimin e marijuanës, por mbi të gjitha ‘tokë e një nga mafieve më të egra dhe më të rrezikshme të botës që lufton me Ndraghetan për kontrollin e rrjedhës së kokainës nga Amerika e Jugut dhe kontrollon ‘opiumin dhe heroinën që nga Afganistani kalojnë nëpër Ballkan.

Prokurori Gratteri dhe Koloneli D’Angelantonio i skuadrës Ros të Karabinierëve tregojnë për hetimet për klanet shqiptare dhe bashkëpunimin me Prokurorin Francesco Mandoi i cili jeton në Tiranë për të koordinuar hetimet.

Dy prokurorët janë të mendimit se grupet kriminale shqiptare janë forcuar tej mase, për shkak edhe të mbështetjes që kanë nga strukturat shtetërore.

‘Vetëm në një goditje kemi kapur 9 tone kanabis në Otranto’, tregon Gratteri, duke theksuar se grupet kriminale shqiptare janë forcuar shumë.

Sipas tij, shqiptarët sjellin bashkë me kanabisin edhe kokainën në Itali. “Drogën e fortë shqiptarët shkojnë dhe e marrin vetë në Amerikën Latine”, thotë ai.

Nderkohe, prokurori italian që ndodhet në Shqipëri, Francesco Mandoi, ka treguar për ‘Narcotica’ se si një hetim i nisur nga drejtësia italiane ka bërë të mundur bllokimin e një sasi prej 14 mijë kilogramë kokainë që ishte bërë gati në Venezuelë dhe do të sillej në bazën e Porto Palermos në Shqipëri, me nëndetëse.

‘Me hetimin tonë ne bëmë të mundur që të shkatërronim një organizatë që kishte bërë një plan të detajuar që të vinte në funksion bazën e nëndetëseve në Porto Palermo për të sjellë kokainën në Shqipëri me nëndetëse, duke e marrë në Amerikën Latine’, ka treguar ai.

Related Posts

Drejtoresha e Kadastrës rrëzon kreun e KLSH: S’ka pengesë për auditim, pretendimet janë të pavërteta
Kryesore

Drejtoresha e Kadastrës rrëzon kreun e KLSH: S’ka pengesë për auditim, pretendimet janë të pavërteta

15/07/2026
30 mijë leje qëndrim në tre vjet, Gjermania po bëhet parajsa e re e shqiptarëve
Lajme

Shifrat tronditëse: 1.8 milionë më shumë u larguan sesa u kthyen në Shqipëri që nga 1990

15/07/2026
Flet gruaja e serbit që “u thith” nga ajri në avionin e Ryanair: Na ndihmoi shumë një shqiptar!
Lajme

Flet gruaja e serbit që “u thith” nga ajri në avionin e Ryanair: Na ndihmoi shumë një shqiptar!

15/07/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Rritet sërish çmimi i naftës, shkon drejt 200 lekë/litri

15/07/2026
Amnistia, lirohet nga burgu “pastruesja e 500 mijë Eurove” në tubin e aspiratorit
Kryesore

Amnistia, lirohet nga burgu “pastruesja e 500 mijë Eurove” në tubin e aspiratorit

15/07/2026
Klodian Braho: Më vjen mirë që SPAK nuk është i pëlqyeshëm nga politika. Kjo do të thotë se po e bën punën mirë!
Kryesore

Klodian Braho: Më vjen mirë që SPAK nuk është i pëlqyeshëm nga politika. Kjo do të thotë se po e bën punën mirë!

15/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dinamos i duhet mrekulli ndaj Astanës, Ilir Daja flet nga Kazakistani: Më e bukur kur është e vështirë

Dinamos i duhet mrekulli ndaj Astanës, Ilir Daja flet nga Kazakistani: Më e bukur kur është e vështirë

15/07/2026
Vllaznia turpërohet në Conference League, Malisheva e eleminon me…5 gola

Vllaznia turpërohet në Conference League, Malisheva e eleminon me…5 gola

15/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al