Kryetari i Bashkisë së Sarandës Adrian Gurma është gjobitur me 50 mijë lekë të reja. Komisioni i Prokurimit Publik e ka gjobitur me 50 mijë lekë të reja pasi Gurma, nuk pranoi që të bashkëpunonte me shefin e KPK-së. Mësohet se Gurmës, i është kërkuar informacion në lidhje me një tender mirëpo ai nuk iu është përgjigjur.