Prangosja e një të riu nga policia e Vlorës ka shkaktuar momente tensioni në Lungomare. E dashura e të riut në shenjë proteste ndaj arrestimit është përplasur me policinë duke i goditur që ti lirojnë të dashurin. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme. Pavarësisht kësaj, i riu u mor me furgonin e policisë ndërkohë që skena mblodhi rreth vetes shumë kureshtarë për të mësuar çfarë po ndodhte.