Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një të ri, i cili ka tentuar të vjedhë një banesë. I arrestuari në flagrancë është shtetasi S.L, vjeç 27, banues në Gjirokastër. Gjatë natës, në bashkëpunim me një shtetas tjetër i paidentifikuar, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit N.K, vjeç 71, banues në Gjirokastër. Cështja është nën hetim nga Prokurori e Gjirokastrës. Vjedhjet në Gjirokastër janë shtuar ndjeshëm kohët e fundit. Dy ditë më parë u tentua të vidhej një dyqan në lagjen ‘Granicë’.
©ArgjiroLajm.net