Një tentativë vrasje ka ndodhur në Tepelenë. Policia thotë se ka arrestuar shtetasin Edmir Korçari, 31 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në hyrje të qytetit për motive të dobëta, ka debatuar e më pas ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin O.D, 58 vjeç, banues në Fier, duke i shkaktuar plagë të lehta.
Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i thikës si dhe 1700 lekë.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.









