Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë dhe vënien para përgjegjësisë të personave që kryejnë vepra penale. Policia e Tepelenës njofton se ka arrestuar 4 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Njoftimi
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin E.S, 32 vjeç, banues në Memaliaj. Ky shtetas ka qëlluar me mjet prerës, për motive të dobëta shtetasin E.K., 37 vjeç, banues në Memaliaj, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.
———————–
U arrestua në flagrancë shtetasi A.Ç, 39 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë, për veprën penale “Vjedhje”.
———————-
Gjithashtu u arrestuan në flagrancë shtetasit R.B., 39 vjeçe dhe Q.B., 51 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë.
Arrestimi i dy shtetasve të mësipërm u bë pasi në afërsi të banesave të tyre, nga shërbimet e policisë u konstatuan të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike.
Materialet në ngarkim të shtetasve këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.