Një vjedhje ka ndodhur dy netë më parë në fshatin Gllavë e Vogël në Memaliaj. Sipas policisë, shtetësja D.S, vjeç 46, banuese në fshatin Izvor, Memaliaj, ka bërë kallëzim, pasi dyshohet se më datën 15.01.2018, gjatë natës, në kasollen e bagëtive, i kanë vjedhur një lopë, një cjap dhe një dele. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.









