Reshjet intensive të shiut që ranë mbrëmjen e djeshme bllokuan rrugën që lidh Tepelenën me Kurveleshin. Të izoluar nuk mbetën vetëm banorët e zonës, por edhe turistët që vizitojnë këtë zonë. Një turist spanjoll i cili kishte shkuar në ato zona malore me motor, është rrëzuar paraditen e sotme në përpjekje për të kaluar rrugën e bllokuar me interte. Fatmirësisht ai nuk ka pësuar lëndime serioze. Në ndihmë i erdhën banorët e zonës. Argjirolajm.net sjell foto nga ngjarja.