Një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter, ka goditur veriun e Shqipërisë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Mësohet se epiqendra e tërmetit ishte 12 km larg Bulqizës dhe 31 km larg kryeqytetit.
IGJEUM, bën të ditur se tërmeti është ndjerë në orën 05:58 minuta me orën lokale.
Tërmeti ka pasur një thellësi prej 18 kilometrash. Deri tani nuk raportohet për dëme.