Një tërmet me magnitudë 3.1 i shkallës Rihter është regjistruar në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Të dhënat tregojnë se tërmeti është regjistruar 11 kilometra në jug të qytetit të Plavës në Mal të Zi.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, lëkundjet janë shënuar rreth orës 14:13 të ditës së sotme. Thellësia e lëkundjes ka qenë 10 kilometra, kurse distanca 11 kilometra në jug të qytetit të Plavës në Mal të Zi dhe 34 km nga Bajram Curri.