• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tërmet Peçi: Më kanë thirrur për një detyrë edhe më të madhe. E pranova ftesën e Ramës për ta çuar Tepelenën në familjen europiane

20/03/2025

Nga Tërmet Peçi

Të nderuar motra, vëllezër, kolegë, këshilltarë, kryepleq, qytetarë, bashkëudhëtarë të mi! Më lejoni që përmes këtij komunikimi të sinqertë dhe të përzemërt t’ju shpreh mirënjohjen time më të thellë.

Në këtë rrugëtim të gjatë të jetës dhe karrierës sime, ju keni qenë mbështetja, frymëzimi, pasioni dhe ëndrra ime për të drejtuar për 14 vite me radhë Bashkinë e Tepelenës, si qytetari i parë dhe shërbëtori juaj. Ju, me këshillat, kritikat, besimin, dyshimet, kurajon, e madje edhe me refuzimin tuaj, më ndihmuat të rritem dhe më bëtë të jem ky që jam sot, ballë jush!

Jam krenar që bashkë përcaktuam fatin e Tepelenës, Kurveleshit, Lopësit dhe Qendrës, duke u bërë gur themeli i një historie suksesi! Sot, po lë në mes rrugën që nisëm bashkë, jo sepse heq dorë nga misioni ynë, por sepse jam thirrur për një detyrë edhe më të madhe dhe më sfiduese. Besomëni, ëndrra jonë për ta bërë Tepelenën perlën e çmuar të jugut dhe të gjithë Shqipërisë do të vazhdojë!

Kam dorëzuar dorëheqjen time si Kryetar i Bashkisë Tepelenë dhe njëkohësisht i jam përgjigjur ftesës së Kryeministrit, z. Edi Rama, për të qenë pjesë e garës më #11Maj, e për të përfaqësuar Tepelenën dhe gjithë qarkun Gjirokastër në Kuvendin e Shqipërisë.

Ky është një privilegj i madh për mua, por mbi të gjitha një përgjegjësi e madhe ndaj jush, tepelenasve kudo ku ndodheni, që keni parë shpresën tek ne – tek unë, tek Kryeministri dhe tek Partia Socialiste. Mirënjohje përulësisht për mbështetjen tuaj! Jam i bindur se do të jemi sërish bashkë për një betejë edhe më të madhe dhe më të bukur! Për ta çuar Tepelenën, Qarkun Gjirokastër dhe Shqipërinë më shpejt në familjen e madhe evropiane.

Related Posts

Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi
Kryesore

Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi

07/05/2026
E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari
Kryesore

E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari

07/05/2026
Shkrumbohet makina, shpëtojnë pa lëndime 3 persona
Kryesore

Shkrumbohet makina, shpëtojnë pa lëndime 3 persona

07/05/2026
Kryesore

Policia e Shtetit pajiset me dronë, aparate dhe 22 mjete shpejtësimatëse

07/05/2026
Gazeta greke trazon rrjetin: Futbollisti Andi Lila dhe një biznesmen i fuqishëm shqiptar do të blejnë ekipin e PAS Janina
Kryesore

Gazeta greke trazon rrjetin: Futbollisti Andi Lila dhe një biznesmen i fuqishëm shqiptar do të blejnë ekipin e PAS Janina

07/05/2026
“Komandant, jam ushtari yt”, Rama reagon ashpër ndaj Tërmet Peçit në takimin e Gjirokastrës
Kryesore

“Komandant, jam ushtari yt”, Rama reagon ashpër ndaj Tërmet Peçit në takimin e Gjirokastrës

07/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Finalja e Champions, trajneri i Arsenal: I njohim cilësitë e PSG, por kam besim!

Finalja e Champions, trajneri i Arsenal: I njohim cilësitë e PSG, por kam besim!

08/05/2026
Vllaznia B shpallet kampione e Kategorisë së Tretë, mposht Albpetrolin në finale 4-2

Vllaznia B shpallet kampione e Kategorisë së Tretë, mposht Albpetrolin në finale 4-2

08/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al