Me anë të një video të postuar në faqen e tij ne rrjetin social facebook, kreu i opozitës, Lulzim Basha ka publikuar listën e 15 “kriminelëve” të qeverisë Rama.
Mes tyre shohim edhe dy emra nga LSI. Me anë të statusit të tij në facebook Basha shkruan: “Edi Rama erdhi në pushtet së bashku me krimin dhe po kërkon ta mbajë pushtetin së bashku me krimin.#NgrihemiBashke për #ZgjedhjeTeLira”.
Pjesë e kësaj liste është edhe kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, të cilin PD e akuzon për organizim të grupir kriminal dhe trafik droge.