Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një postim në rrjetet sociale ka njoftuar pezullimin e procesit mësimor për ditën e sotme në të gjithë vendi.
“Njoftim 3:
Pezullohet mësimi në gjithë territorin për sot, datë 26 nëntor 2019. Për ditët në vijim ju njoftojmë në fund të ditës.”,-shkruan Shahini e cila më herët e kishte pezulluar vetëm në tre qarqe Tiranë, Durrës dhe Lezhë.