• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tërmeti, interpretimi rrëqethës i Mirush Kabashit që përloti në studio publikun (video)

28/11/2019
Tërmeti, interpretimi rrëqethës i Mirush Kabashit që përloti në studio publikun (video)

Është një nga ato poezitë, videot dhe interpretimet që duhen më së shumti në këto momente kur i gjithë vendi është përfshirë nga paniku që ka shkaktuar tërmeti i fortë i 26 nëntorit dhe dridhjet e tokës po vazhdojnë edhe me magnitudë që shkon deri në 5.

Aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi ka interpretuar një poezi prekëse live në emisionin Top Show në Top Channel diten e djeshme. Poezia që interpretoi Kabashi është e filozofit të shekullit 19 Saadi Shirazi dhe titullohet Mbi Bujarinë.

Interpretimi i Mirush Kabashit emocioni të ftuarit në studio. Ndiqeni interpretimin me poshte:

POEZIA E PLOTE

Në qofsh burr’i mençur veç thelbin shiko,
Se thelbi nuk vdiret, pa sharkun ç’e do.

Kur s’ke bujarinë, as dije – as virtyt,
Figurë pa jetë është emri yt.

Ai do të flejë i prehur nën dhe,
Që nuk e trazon njeriun kur fle.

Mendo sa je vetë, se fis’ e gjiria,
S’kujtojnë të vdekur, s’i lë babëzia!

Gjersa ke florinë, dhuratë e jep,
Se nesër, kur t’ikësh s’e ke më në xhep!

Në do të mos kesh në zemër vurratë,
Kujtoi të mjerët dhe ditë dhe natë!

Që sot thesarin ndaje në të mjerët,
Se nesër ty çelësin ta marrin të tjerët!

Si bukën dhe gjellën me vete i sill,
Se as gruas i dhimbsesh as djalit bandill!

Se ku e ka pikën e zeza shtëpi,
Përveç se të zotit asnjeri s’e di.

Ç’ke sot në dorë m’i vër në pëllëmbë,
Se shpinën e dorës ha nesër me dhëmbë.

Mbuloje me rroba njeriun e shkretë,
Që Zoti për ty-o mbulesë të jetë!

Mos nxirr jashtë derës lypsarin duarthatë,
Se ndoshta zë dyert dhe ti si i ngratë!

Për zemërsëmurët rrëfe dashuri,
Se ndoshta një ditë sëmuresh dhe ti!

Kujt vuan ti jepi gëzimin peshqesh,
Kujto atë ditë kur vuajtje do kesh!

Meqenëse s’bridhke si lypës ndër dyer,
Duaj Zotin, lypsin mos nxirë zemërthyer!

Related Posts

Rama falënderon ministren e dorëhequr të Shëndetësisë: Urime dhe vetëm mbarësi e dashur Evis!
Kryesore

Rama falënderon ministren e dorëhequr të Shëndetësisë: Urime dhe vetëm mbarësi e dashur Evis!

02/09/2026
Ultimatumi i Ramës: Nuk ka më kontrolle pa paralajmërim te biznesi. Inspektorët me kamera inteligjente në trup
Kryesore

Ultimatumi i Ramës: Nuk ka më kontrolle pa paralajmërim te biznesi. Inspektorët me kamera inteligjente në trup

02/09/2026
BKH-ja krijon “hartën” e krimit të organizuar në Shqipëri
Kryesore

BKH-ja krijon “hartën” e krimit të organizuar në Shqipëri

02/09/2026
U kapën me mallra kontrabandë, dy të arrestuar në Gjirokastër (Emrat)
Kryesore

U kapën me mallra kontrabandë, dy të arrestuar në Gjirokastër (Emrat)

02/09/2026
“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”
Blog

“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”

02/09/2026
Dorëhiqet ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Kryesore

Dorëhiqet ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala

02/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Çmim për të fituar më vonë – Balkanweb.com – News24

Antoneli e nis Monzën nga fundi, shefi i Mercedesit: Çmim për të fituar më vonë

02/09/2026
NOTA/ “Magji” në Champions, Asani realizon një kryevepër, feston si CR7 (VIDEO)

VIDEO/ Asani realizon gol në Iran, i dyti sezonal – Balkanweb.com – News24

02/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al