Në emisionin e mbrëmjes së sotme dedikuar tërmetit dhe pasojave që ai solli është prezente dhe psikologia Denata Toçe. Duke folur ajo i bëri thirrje njerëzve të qetësohen dhe të marrin informacione nga njerëzit e specializuar, për situatën pas tërmetit.
Një vend të veçantë Toçe i këshilloi prindërit pë qendrimin që duhet të mbajnë ndaj fëmijëve.
“Ne jemi të pa mësuar dhe të pa edukuar për këto situata. Më përpara, në kohën e Enverit përgatiteshim dhe për situata emergjence. Kjo është arsye pse ne kemi panik, sepse nuk kemi informacion pas tërmetit të madh. Informacioni kryesor është se duhet të lexohet informacion nga specialistët. Duhet të flitet për banesat, sa përballojnë banesat. Pjesa më e madhe e njerëzve flenë në makinë afër pallatit. Mungesa e informacionit nga profesionistët sjellë këtë situatë. Gjeja më e mirë është që prindi duhet të ruajë qetësinë për fëmijët. Ti shpjegoj fëmijës së çfarë duhet të bëjë. Për të reduktuar sa më shumë panikun, njeriun bën veprime që mund të shkaktojë më shumë probleme”, ka këshilluar psikologia Toçe.