Lëkundje të lehta sizmike kanë goditur vendin tonë. Tërmeti ka goditur qytetin e Gjirokastrës, rreth orës 06:30 të mëngjesit, por lëkundjet nuk janë ndjerë shumë pasi ishin të lehta. Sipas Institutit Sizmiologjik në Tiranë, lëkundjet sizmike ishin 2.1 ballë dhe ranë në një thellësi prej 2 kilometra nëntokë. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar dhe për dëme materiale. Tërmeti u ndje edhe në disa qytete të Greqisë, por pa pasoja.








