• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Teste të thjeshta për Covid, ja çfarë thonë shkencëtarët

22/07/2020

Shkencëtarët po krijojnë mënyra testimi për COVID-19n që zgjasin një orë ose më pak dhe që mund të bëhen në zyrat e mjekëve, vendet e punës, apo edhe në shtëpi.

Teste të tilla mund të kenë një ndikim të madh në rrjedhën e pandemisë në Shtetet e Bashkuara, ku rradhët e gjata për t’u testuar dhe pritjet po ashtu të gjata për të marrë rezultatin po i dëmtojnë përpjekjet për frenimin e sëmundjes.

Në disa raste, njerëzit që testohen për koronavirus presin me ditë të tëra, deri në një javë, për të mësuar nëse janë ose jo të infektuar, sepse laboratorët janë të mbingarkuar për shkak të kërkesës së madhe.

Pacientët mund ta përhapin virusin ndërsa janë në pritje të rezultateve. Kjo është gjithashtu një pengesë për punonjësit e shëndetit publik që duhet të identifikojnë kontaktet e pacientëve dhe t’i izolojnë ato përpara se virusi të përhapet më tej. Gjithashtu, pacientët e testuar një ditë mund të infektohen ditën tjetër, ndërsa presin rezultatin.

“Nëse e merr rezultatin pas një jave, ky rezultat në fakt nuk hyn në punë, ai shërben thjesht si dokument për historinë e sëmundjes,” thotë Zev Williams i Universitetit Columbia të Nju Jorkut.

Testimi është kthyer në një problem mjaft urgjent, sepse rreth gjysma e infeksioneve mund të përhapen nga njerëz pa simptoma, sipas disa vlerësimeve.

Aktualisht, procedurat e testimit kërkojnë laboratorë të certifikuar dhe me pajisje të shtrenjta, të specializuara si dhe personel të trajnuar. Laboratorët kanë mungesa kimikatesh, madje edhe shtupash, me të ciat merren mostrat nga hundët e pacientëve.

“Testimi duhet të jetë i shpeshtë, në shkallë të gjerë dhe i shpejtë,” thotë Williams. Ai duhet të jetë mjaft i shpejtë në mënyrë që njerëzit t’i marrin rezultatet para se të hipin në aeroplan, të hyjnë në një shtëpi të moshuarish ose të shkojnë në shkollë, thotë ai.

Disa kompani synojnë të zhvillojnë metoda të thjeshta testimi që pacientët të mund t’i bëjnë në shtëpi. Kjo do të eliminonte problemet e furnizimit, dhe do t’i mbante pacientët të sigurt dhe do të shmangte infektimin e të tjerëve prej tyre.

“Testimi në shtëpi mund të ndihmojë në zgjidhjen e pothuajse çdo aspekti se si do ta menaxhojmë pandeminë, për sa kohë që testi të jetë i saktë dhe i besueshëm,” thotë Rahul Dhanda, shef ekzekutiv i kompanisë Sherlock Biosciences.

Kjo kompani po zhvillon një test të quajtur INSPECTR që i ngjan testit të shtatzanisë në shtëpi. Përdoruesi vendos pak pështymë mbi një shirit letre në një mbajtëse plastike. Pas rreth gjysmë ore, letra ndryshon ngjyrë nëse përdoruesi është i infektuar. Rahul Dhanda thotë se ky test duhet të kushtojë jo më shumë se 30 dollarë. Kompania shpreson ta nxjerrë testin në treg në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

Firma Sherlock po punon gjithashtu për një sistem testimi që mund të bëhet nëpër farmaci, dyqane ushqimore, shtëpi të moshuarish ose pothuajse në në çdo objekt tjetër që ka energji elektrike. Ai funksionon me një pajisje të prodhuar nga firma e pajisjeve mjekësore Binx dhe që aktualisht përdoret në klinika për testimin e infeksioneve që transmetohen me rrugë seksuale. Pacientët pështyjnë në një tub dhe e marrin rezultate pas gjysmë ore.

Firma Sherlock shpreson që sistemi të jetë gati për funsionim në vjeshtë. Sistemi bazohet në një metodë që kompania po e përdor në një test tashmë të miratuar nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave. Testi përdor sistemin CRISPR për ndryshimin e gjeneve dhe identifikon karakteristikat gjenetike të virusit.

Shkencëtarët që kanë zhvilluar këtë teknologji, përfshirë ata të firmës Sherlock, publikuan një version me kosto të ulët në internet, në faqen STOPCovid.science. Të gjithë përbërësit e testit përfshihen në një epruvetë. Aty vendoset pështyma ose një shtupë goje dhe lihen gjysmë ore në temperaturën 60 gradë celcius. Pastaj në epruvetë zhytet një shirit letre-provë dhe rezultati del brenda disa minutash.

Ky test nuk është miratuar nga autoritetet dhe nuk ka për qëllim testimin klinik, por studiuesit thonë se synimi është të ndihmojë për ta shtyrë përpara teknologjinë e kësaj fushe.

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025
“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al