• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tik Tok dhe një damkë turpi për Ditën e Mësuesit

07/03/2025
Tik Tok dhe një damkë turpi për Ditën e Mësuesit

Nga Toni Gogu

Mësuesit në Shqipëri e nisën ditën e tyre me urime dhe përfunduan duke parë një politikan që u bënte thirrje fëmijëve të bojkotonin shkollën për të mbrojtur një aplikacion që u vjedh kohën, vëmendjen dhe shpesh edhe shpresën. Sikur Don Kishoti të ishte ringjallur dhe të kishte vendosur të luftonte jo kundër mullinjve të erës, por kundër arsimimit, ai do të kishte shpallur pikërisht këtë kryqëzatë: Mos shkoni në shkollë! Mos mësoni! Luftoni për të drejtën për të parë video pa fund dhe për të humbur orë të tëra në një vorbull pa kthim!

Në ditën e Mësuesit, kur kombet i nderojnë ata që hedhin themelet e qytetërimit, në Shqipëri dëgjuam diçka që do të kishte bërë edhe më të çarturit e historisë të ndiheshin të moderuar: një lider opozite i akuzuar për korrupsion, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania, kërkoi nga fëmijët të braktisin mësimin për një orë. Një orë më pak dije, një orë më shumë TikTok. Një orë më pak shkollë, një orë më shumë algoritme që i mësojnë fëmijët se jeta është një konkurs pamjesh, një garë për klikime, një seri shpotish pa fund.

Jonathan Haidt, në librin e tij The Anxious Generation, e përshkruan me saktësi këtë realitet të ri: kemi marrë fëmijët dhe i kemi lënë të notojnë në një oqean toksik, pa një varkë shpëtimi. Ne ua kemi dhënë telefonët, por nuk kemi menduar për helmet që përmbajnë. Ne u kemi dhënë lidhjen me botën, por kemi harruar t’i pyesim nëse duan të lidhen apo thjesht të bien pre e një bote që i ha të gjallë. Në vend që të luajnë, të ëndërrojnë, të eksplorojnë, ata kalojnë orë të tëra në një realitet të përpunuar, ku depresioni dhe ankthi nuk janë më përjashtime, por rregulli i pashkruar.

A është liria e shprehjes një arsye për të lënë fëmijët të bëhen skllevër të ekranit? A është greva e tyre një betejë për të drejtat apo një protestë për të mbrojtur varësinë që ua ka kapur mendjen? Le ta pranojmë: ata që duan të mbajnë TikTok-un të hapur pa filtra, nuk po mbrojnë fëmijët, por po mbrojnë një makinë gjigante manipulative, që i ushqen me imazhe, që i bën të ndihen më pak të vlefshëm, më pak të dashur, më pak të sigurt.

Nëse do të kishte një kauzë për të cilën fëmijët duhet të ngrihen, ajo nuk është të humbasin orën e parë të mësimit për të mbrojtur një kompani miliardere, por të kërkojnë një sistem arsimor që i mëson të jenë më të fortë, më të vetëdijshëm dhe më të lirë. Liria nuk është të rrish para një ekrani, duke thithur çfarëdo që të serviret. Liria është të dish kur të mbyllësh ekranin dhe të hapësh një libër.

TikTok-u nuk po ndalohet, po rregullohet. Po filtron helmet, po mbyll rubinetin që derdh çdo ditë ndotje mendore në mendjet e reja. Dhe nëse kjo është censurë, atëherë çdo prind që i thotë fëmijës së tij “mos ha çokollatë para gjumit” është një diktator. Çdo shkollë që ndalon duhanin është një tirani. Çdo shoqëri që mbron më të vegjlit e saj është një regjim shtypës.

Po jetojmë një epokë ku jo vetëm e keqja nuk fshihet më, por ajo kërkon edhe mbrojtje. Dhe çmenduria ka arritur kulmin kur fëmijëve u thuhet të braktisin shkollën për të mbrojtur një aplikacion që i bën më të palumtur. Nëse kjo është logjika e re e opozitës, atëherë Shqipëria nuk ka një problem politik—ka një problem mendor.

Related Posts

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet

29/04/2026
Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur

29/04/2026
Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit
Kryesore

Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit

29/04/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Ndryshime të tjera në Policinë e Shtetit

29/04/2026
Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…

29/04/2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës
Kryesore

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës

29/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dominuan sezonin nga fillimi deri në fund, Porto shpallet kampione e Portugalisë

Dominuan sezonin nga fillimi deri në fund, Porto shpallet kampione e Portugalisë

03/05/2026
Met Gala 2026: Roli dominues i Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez

Met Gala 2026: Roli dominues i Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez

03/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al