• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tirana, më shumë se një skuadër, solidaritet dhe humanizëm

29/01/2026
Tirana, më shumë se një skuadër, solidaritet dhe humanizëm

Pas sfidës emocionuese mes Tiranës dhe Flamurtarit, skuadra bardheblu ka dhënë një shembull të jashtëzakonshëm solidariteti dhe humanizmi. Lojtarët e Tiranës vendosën që premion e fitores, të cilën presidenti Refik Halili kishte vendosur për triumfin ndaj vlonjatëve, t’ia dhurojnë shokut të skuadrës, Fredi Alvarez.

Ky vendim i veçantë tregon jo vetëm unitetin brenda skuadrës, por edhe një kulturë të veçantë bashkëpunimi dhe kujdesi për njëri-tjetrin. Kapiteni Redon Xhixha ishte ai që i komunikuar vendimin presidentit Halili, i cili e priti lajmin me habi dhe emocion. Pas këtij vendimi, e gjithë skuadra shkoi për të takuar Fredi Alvarezin, duke e mbështetur dhe inkurajuar në këtë moment të vështirë.

Lojtarët u përpoqën të qëndronin pranë tij, të dëgjonin dhe të ndanin fjalë ngushëllimi, duke treguar se në Tiranë, lidhjet brenda ekipit shkojnë përtej fushës së lojës. Veprimi i lojtarëve nuk kaloi pa u vënë re nga drejtuesit e klubit, të cilët mbetën të habitur nga solidariteti dhe humanizmi që treguan bardheblutë. Vetë presidenti Refik Halili u shpreh se ky është një nga aspektet që e diferencojnë Tiranën nga klubet e tjera, duke vlerësuar bashkëpunimin dhe ndihmën e ndërsjellë brenda skuadrës.

“Këtu nuk flitet vetëm për futboll, por edhe për vlera njerëzore. Kjo është ajo që e bën Tiranën të veçantë,” deklaroi ai.

Nga ana tjetër, familja Alvarez po përballet me një dhimbje të madhe, pasi trupi i pajetë i vogëlushes Alvarez ka lënë tokën shqiptare për t’u transportuar drejt Kosta Rikës. Shpenzimet e udhëtimit janë mbuluar nga presidenti Halili, një veprim tjetër që tregon përkushtimin e klubit jo vetëm ndaj lojtarëve, por edhe ndaj familjeve të tyre në momente të vështira.

Ky episod ka tërhequr vëmendjen, duke theksuar se futbolli nuk është thjesht sport dhe fitore në fushë, por edhe solidaritet, humanizëm dhe vlera që mbeten përtej ndeshjes. Bardheblutë treguan se në momentet më të vështira, skuadra është më shumë se një grup lojtarësh është një familje që qëndron pranë njëri-tjetrit dhe di të ndajë gëzimin dhe dhimbjen njëlloj. Ky gjest nuk do të harrohet lehtë nga komuniteti sportiv në Shqipëri, dhe për shumëkënd shërben si një shembull se humanizmi.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Tetë kualifikime në Europë, nga klubet shqiptare kryeson…Dinamo
Sport

Tetë kualifikime në Europë, nga klubet shqiptare kryeson…Dinamo

02/08/2026
Presioni i UEFA-s, Gianni Infantino bën një hap pas, anulohet projekti “FIFA Forward Enterprise”
Sport

Presioni i UEFA-s, Gianni Infantino bën një hap pas, anulohet projekti “FIFA Forward Enterprise”

01/08/2026
Zyrtare/ Mario Mitaj transferohet në Serinë A, anësori vishet kuq e blu

E bujshme nga Arabia Saudite, Nedim Bajrami mund të largohet nga Rangers
Sport

E bujshme nga Arabia Saudite, Nedim Bajrami mund të largohet nga Rangers

01/08/2026
Legjionarët/ Mirlind Daku drejt largimit nga Rubin Kazan, derbi i Moskës për “bomberin” kuqezi
Sport

Legjionarët/ Mirlind Daku drejt largimit nga Rubin Kazan, derbi i Moskës për “bomberin” kuqezi

01/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Valë protestash kundër ndarjes së re territoriale, PS kërkon shkrirjen e 15 bashkive

Kryengritja e kryetarëve që s’kanë asnjë kompetencë dhe s’kanë asnjë interes përveçse xhepit të tyre

03/08/2026
Tetë kualifikime në Europë, nga klubet shqiptare kryeson…Dinamo

Tetë kualifikime në Europë, nga klubet shqiptare kryeson…Dinamo

02/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al