Pas aksidentit të ndodhur në kryqëzimin e fshatit Sofratikë, një tjetër aksident raportohet të ketë ndodhur në Gjirokastër mëngjesin e sotëm.
Në rrugën nacionale që ligj Gjirokastrën me Lazaratin, pranë fshatit Kordhocë, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Për pasojë është lënduar lehtë drejtuesi i makinës, identiteti i të cilit nuk dihet ende për momentin. Po kështu janë të paqarta edhe shkaqet e aksidentit. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin.
©argjiroja.net









