• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tjetër investim i rëndësishëm në Jug, nis në fund të vitit ndërtimi i Tunelit të Llogarasë

11/06/2020
Tjetër investim i rëndësishëm në Jug, nis në fund të vitit ndërtimi i Tunelit të Llogarasë

Qeveria ka vendosur që të ndërtojë tunelin e Llogarasë me paratë e buxhetit të shtetit. Burime zyrtare për televizionin Klan kanë konfirmuar se projektohet që në fund të këtij viti të nisë ndërtimi i tunelit, vepër e cila do të rrisë zhvillimin e turizmit përgjatë bregdetit të jugut.

Në mbledhjen e ditës së mërkurë, Këshilli i Ministrave ka vendosur që t’i japë një fond prej 7.5 milionë Dollarësh hartimit të studimit të fizibilitetit dhe projektit të detajuar inxhinierik të veprës, i cili do të nxjerrë koston e ndërtimit dhe të ardhurat potenciale që do të vilen nga kalimi i automjeteve në tunel.

Kalimi i mjeteve të transportit rrugor në tunelin e Llogarasë do të jetë me pagesë, por tarifa dhe kostoja e projektit ende nuk është përllogaritur. Qeveria do të vendosë të çelë fondin për financimin e ndërtimit të tunelit në rishikimin e buxhetit në fund të muajit Qershor.

Projekti i ndërtimit të tunelit të Llogarasë i bashkangjitet edhe një tjetër vepre infrastrukturore në zonën e jugut, segmentit Dukat – Orikum e cila lidh tunelin në pjesën e fshatit Dukat dhe afron Vlorën me zonën bregdetare të Himarës me 30 minuta.

Njëkohësisht me investimet në rrugë, qeveria parashikon edhe ndërtimin e aeroportit të Vlorës, tenderi i të cilit u hap në Dhjetor të vitit të shkuar por u pezullua për shkak të situatës së krijuar të Covid-19. Pritet që në fund të këtij muaji Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të rihapë garën për ndërtimin e kësaj vepre./ Klan

Related Posts

Emigrantët nga Azia/ Do të ndërtohen qendra pritëse në Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë
Kryesore

Emigrantët nga Azia/ Do të ndërtohen qendra pritëse në Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë

05/12/2025
Greqia në alarm të kuq/ Stuhia “Byron” sjell përmbytje të rrezikshme
Kryesore

Greqia në alarm të kuq/ Stuhia “Byron” sjell përmbytje të rrezikshme

05/12/2025
Kadastra: 3000 qytetarë të pajisur me vendim legalizimi gjatë nëntorit
Kryesore

Kadastra: 3000 qytetarë të pajisur me vendim legalizimi gjatë nëntorit

05/12/2025
Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi
Blog

Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

05/12/2025
Korrupsioni me grantet e bujqësisë, BE vijon të pezullojë fondet IPARD për Shqipërinë
Kryesore

BE sfidë për fermerët/ Anëtarësimi i Shqipërisë rrezikon fermat familjare

05/12/2025
President, mos i ‘laj duart’!
Blog

President, mos i ‘laj duart’!

05/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Arrestohet aktori i njohur i “Emily in Paris”!

Arrestohet aktori i njohur i “Emily in Paris”!

06/12/2025
Emigrantët nga Azia/ Do të ndërtohen qendra pritëse në Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë

Emigrantët nga Azia/ Do të ndërtohen qendra pritëse në Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë

05/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al