Shkon në 3 numri i personave të shëruar nga koronavirusi në Shqipëri. Testi i pacientit 0, ka rezultuar negativ. Ishte kryeministri Ei Rama që ka lajmëruar shërimin e pacientit
“EDHE PACIENTI ZERO SAPO DOLI NEGATIV”, – shkruan Rama.
Më herët dolën nga spitali, edhe dy kontakte të pacientit 0, të cilët ishin shëruar nga virusi COVID-19.
Në Shqipëri janë infektuar 76 persona me koronavirus. 2 kanë humbur jetë, 3 janë shëruar dhe 71 vijojnë të jenë të prekur. 37 prej të infektuarve ndodhen në Spitalin Infektiv, ku 4 janë në një gjendje pak më të rëndë.