• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tjetër reagim nga Veliaj: Historia që po më tregon mua si një kriminel, është e sajuar nga një prokuror pervers

11/02/2025
Tjetër reagim nga Veliaj: Historia që po më tregon mua si një kriminel, është e sajuar nga një prokuror pervers

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka reguar sërish pas arrestimit të tij më urdhër të Prokurorisë së Posaçme një ditë më parë.

Në një postim në Facebook, Veliaj shkruan se historia që po tregon si një kriminel të korruptuar është e sajuar nga ”një individ pervers, prokurori i çështjes tonë”.

Reagimi i Veliajt:

Të dashur miq,

Natën e parë në qeli, i marrë forcërisht larg familjes dhe me idenë që sot në mëngjes im bir nuk do të shkonte në shkollë as me mua, as me të ëmën, e kam kaluar pa gjumë në sy. I vetmi ngushëllim ishte që nuk mund të shihja dhe as dëgjoja qenërinë, që me siguri më është vërsulur mbrëmë në studiot e kafshimeve dhe jargëve televizive.

Ndjesë për çfarë ju kanë dëgjuar veshët dje deri vonë dhe sot që në sabah në ato kanale gjirizi. Por, dua të jini të sigurt se historia që po më tregon mua si një kriminel të korruptuar, i cili ka fshehur pasuri dhe pastruar para bashkë me të shoqen, është e sajuar nga një individ pervers, prokurori i çështjes tonë.

Ai, për shembull, ka shkruar në akt-akuzën haluçinante se ime shoqe ka harxhuar mbi gjysëm milionë euro për blerje online fustanësh dhe bizhuterish. Ky pervers, që më pyeste mua për fustanet e gruas dhe më tregonte gjatë marrjes në pyetje se si shkonte kontrollonte gruan e tij në punë, nuk ka dashur t’ia dijë për shpjegimet e mia dhe të sime shoqeje.

Blerjet online janë të gjitha të deklaruara dhe në një shumë disa herë më të vogël, janë bërë për shfaqjet artistike të fondacionit kulturor të sime shoqeje. Faturimi i asaj shume në një akt-akuzë, si një lumë parash i derdhur për luks, është një perversitet kriminal.

Kur i thosha se kjo ishte e vërteta dhe kur në fakt, në shtëpinë tonë nuk ka gjetur as fustane mijëra eurosh, as bizhuteri me ndonjë vlerë të veçantë, ai zvarranik si i dalë nga qenefët e dikurshëm të Sigurimit të Shtetit zgërdhihej dhe më tregonte se si i binte violinës kur ishte i vogël.

A ju duket rastësi që në të gjithë historinë e gojës së kërmës Sali, ky violinist i mbetur në tentativë është i vetmi individ që pasi e ka akuzuar si kriminel një ditë më parë, Saliu i ka kërkuar falje të nesërmen?

Mua jo, se që të të kërkojë falje Saliu, do duhet realisht t’i bësh një shërbim të pamundur. Po kjo s’është akuzë, është vetëm një opinion.

Kalofshi mirë sot miq dhe kujt më beson i jam falenderues, kujt s’më beson i jam mirëkuptues.

Related Posts

Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi
Kryesore

Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi

07/05/2026
E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari
Kryesore

E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari

07/05/2026
Shkrumbohet makina, shpëtojnë pa lëndime 3 persona
Kryesore

Shkrumbohet makina, shpëtojnë pa lëndime 3 persona

07/05/2026
Kryesore

Policia e Shtetit pajiset me dronë, aparate dhe 22 mjete shpejtësimatëse

07/05/2026
Gazeta greke trazon rrjetin: Futbollisti Andi Lila dhe një biznesmen i fuqishëm shqiptar do të blejnë ekipin e PAS Janina
Kryesore

Gazeta greke trazon rrjetin: Futbollisti Andi Lila dhe një biznesmen i fuqishëm shqiptar do të blejnë ekipin e PAS Janina

07/05/2026
“Komandant, jam ushtari yt”, Rama reagon ashpër ndaj Tërmet Peçit në takimin e Gjirokastrës
Kryesore

“Komandant, jam ushtari yt”, Rama reagon ashpër ndaj Tërmet Peçit në takimin e Gjirokastrës

07/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lionel Messi: Lamine Yamal është më i miri i brezit të ri

Lionel Messi: Lamine Yamal është më i miri i brezit të ri

10/05/2026
Malbora shpërthen ndaj Sarës: Është shumë false, shumë negative

Malbora shpërthen ndaj Sarës: Është shumë false, shumë negative

10/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al