Një shqiptar i kërkuar nga Interpol Tirana ka rënë në pranga e policisë greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.
I kërkuari ka tentuar të kaloj pikën doganore për të hyrë në Shqipëri në ditën e Krishtlindjeve, kur nga verifikimi i pasaportës në sistem ka rezultuar se ai kërkohej nga Interpol Tirana pasi ishte i dënuar me 4 muaj burg nga drejtësia shqiptare për ‘falsifikim dokumentesh’.
Ai është ndaluar nga policia greke, ndërkohë që dokumentacioni në ngarkim të tij i kaloi Prokurorisë së Janinës për nisjen e procedurave të ekstradimit.
Po në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, janë kapur edhe dy shqiptarë të tjerë, të kërkuar në Greqi.
Njëri prej tyre rezultonte i dënuar nga Gjykata e Athinës me 3 vite burg për ‘shmangie taksash’ ndërsa tjetri kërkohej me urdhër arresti nga Prokuroria e Kilkis për ‘ryshfet’.









