Tre shqiptarët e akuzuar për vrasjen e 19-vjeçarit grek në Athinë, nuk kanë kaluar kufirin për në Shqipëri përmes pikës së Kakavijës, ashtu sikundër u raportua më herët. Të paktën nuk kanë hyrë në mënyrë të ligjshme. Kështu raportojnë mediat greke, ndërsa policia helene beson se ata po fshihen ende në territorin grek. Shqiptarat e akuzuar për vrasjen e 18 marsit janë të moshës 23, 24 dhe 33 vjeç. Familjarët e viktimës akuzojnë policinë se nuk veproi në kohën e duhur dhe se besojnë që vrasësit ndodhen në Shqipëri. Vrasësi i 19-vjeçarit është identifikuar me emrin Xhuliani, ndërsa emrat e dy autorëve të tjerë nuk bëhen me dije. I riu grek u vra për 170 euro. Ai i kishte paguar paratë tek shqiptarët për të marrë disa doza kanabis, por ata nuk ia sollën. Këtu edhe nisi konflikti mes palëve.
©ArgjiroLajm.net