• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tre televizionet e Gjirokastrës, asnjë fjalë për magazinën me 18 tonë makarona të skaduara

05/09/2018
Kriminale/ Zbulohet në Gjirokastër magazina me 18 tonë makarona të skaduara (VIDEO)

Një ditë më parë emisioni ‘Stop’ në Tv Klan denoncoi skandalin me makaronat e skaduara që tregtoheshin në vend. Në rrjetin e subjekteve që shisnin këto makarona ishte edhe ‘Vaka Treg’ Sh.p.k në Gjirokastër, të cilës iu bllokua një magazinë me 18 tonë makarona të skaduara. Disi i çuditshëm është fakti se si kjo ngjarje e rëndë, kaloi në heshtje nga tre televizionet lokale; Tv Gjirokastra, Alpo Tv dhe Channel 7. Në edicionin e sotëm informativ të këtyre tre televizioneve nuk kishte asnjë kronikë, asnjë informacion qoftë dhe në mënyrë telegrafike për çfarë kishte ndodhur. Në fakt do duhej të ishte e kundërta.

Media, pavarësisht lirisë së vet për një linjë të caktuar editoriale, kur vjen puna tek siguria ushqimore apo çështje të tjera sensitive, duhet të reagojë në bllok. Të denoncojë me ashpërsi dhe të ushtrojë presionin e vet ndaj institucioneve që kanë përgjegjësi për sigurinë ushqimore. Magazina me 18 tonë makarona të skaduara që shiteshin në Gjirokastër, është në kufijtë e një genocidi që i është bërë konsumatorëve. Mendoni sa e sa njerëz kanë konsumuar prej atyre makaronave, mendoni fëmijët, nipat apo mbesat tuaja nëpër çerdhe e kopshte.

E nëse ky skandal nuk do të ishte zbuluar nga media, ato makarona do të vazhdonin të shiteshin nëpër dyqanet e Gjirokastrës dhe rrethinave. Skandaleve të tilla, pavarësisht se kush i denoncon fillimisht, çdo media tjetër duhet t’i bëjë jehonë për të rritur presionin ndaj institucioneve përgjegjëse, por edhe për të ndërgjegjësuar konsumatorët. Heshtja e tre televizioneve lokale sot në Gjirokastër ishte një rast i humbur dhe që të le shije të keqe. 

© ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Atentati në Sarandë, si paraqitet gjendja e të plagosurit në spitalin e Janinës
Kryesore

Atentati në Sarandë, si paraqitet gjendja e të plagosurit në spitalin e Janinës

18/07/2026
Bashkitë si pashallëqe, 80% e buxheteve shkon për rroga, vetëm 20% investim për qytetarët
Kryesore

Bashkitë si pashallëqe, 80% e buxheteve shkon për rroga, vetëm 20% investim për qytetarët

18/07/2026
Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron
Kryesore

Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron

18/07/2026
Turizmi në rritje/ Kostoja e jetesës sfidon pushimet për shqiptarët
Kryesore

Turizmi në rritje/ Kostoja e jetesës sfidon pushimet për shqiptarët

18/07/2026
Epidemia e heshtur, një në dy shqiptarë ndërron jetë nga zemra
Kryesore

Epidemia e heshtur, një në dy shqiptarë ndërron jetë nga zemra

18/07/2026
Ndotja në Dhërmi/ IKMT ndëshkon 5 biznese, pezullim dhe gjoba
Kryesore

Ndotja në Dhërmi/ IKMT ndëshkon 5 biznese, pezullim dhe gjoba

18/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E KONFIRMUAR/ Kristjan Asllani përfundon në Gjermani, zbulohet plani i Interit për liderin e Kombëtares

E KONFIRMUAR/ Kristjan Asllani përfundon në Gjermani, zbulohet plani i Interit për liderin e Kombëtares

18/07/2026
Kristian Shpendi i paprekshëm, Cesena planifikon rinovimin

Kristian Shpendi i paprekshëm, Cesena planifikon rinovimin

18/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al