Nga Vangjel Tavo
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit shpreh respektin dhe vlerësimin më të lartë për të gjithë gazetarët dhe median që pavarësisht vështirësive të shumta, censurës dhe presioneve të ndryshme, kanë dëshmuar një profesionalizëm të lartë, gjithmonë në kërkim të së vertetës, të informimit sa më të mirë të publikut, dhe duke luftuar gjithmonë betejën e vështirë për të denoncuar shkeljet dhe korrupsionin, duke qenë gjithmonë në anën e së drejtës e kundër abuzimit dhe dëmit që i bëhet qytetarit, vendit dhe shoqërisë. Kjo ditë e gjen median shqiptare në nivelet e saj më të ulëta të lirisë së fjalës, kjo dëshmohet tragjikisht nga institucionet më prestigjoze ndërkombëtare. Urojmë që e ardhmja e medias të jetë e lirë, e pavarur nga politika, dhe më pranë misionit të saj fisnik për t’i shërbyer qytetarit përmes pasqyrimit dhe zbulimit të së vërtetës. E vërteta do na çlirojë. E vërteta e ndërton një shoqëri. Liria për ta shprehur të vërtetën është themeli i demokracisë.









