• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tritan Shehu i frymëzuar nga “Foltoret” e Berishës: Koha nuk pret, ky regjim duhet përmbysur

17/10/2021

Nga Tritan Shehu

Pa asnjë dyshim “foltoret” po e lëvizin PD-në. Po e nxjerrin nga një “status quo” paralizuese, asfiksuese, e pashpresë. Në fakt po bëjnë që anëtarët, militantët, mbështetësit, por jo vetëm kaq, edhe shumë qytetarë “indiferentë” të diskutojnë, të debatojnë qoftë dhe me pasion, të mendojnë tashmë në mënyrë më aktive.

Pavarësisht nga shkaku iniciues, gjenerues i këtij procesi, ai tashmë po shtyn në drejtimin e duhur jo vetëm PD-në, por dhe opinionin publik shqiptar, po e zgjon dhe po e vë atë përpara mundësisë për t’u ngritur nga “shtrati”, që po të vazhdonte akoma kështu do të bëhej “shtrati i vdekjes” i demokracisë shqiptare.

Tashti e rëndësishme është që ky proces të vazhdojë duke kaluar më tej në institucionet e PD-së, aty ku merren dhe vendimet. Dhe këtu bëhet fjalë për Kuvendin Kombëtar të PD-së, si një domosdoshmëri për të sanksionuar ato norma demokratike, forma bashkëjetese për të gjithë, të domosdoshme për të bërë që zhvillimet në PD t’u paraprijnë atyre në Shqipëri.

Dhe të tilla ka shumë:

Fraksionet në parti, referendumet vendimarrëse, decentralizimi, forcimi i rolit të degëve e drejtuesve të tyre, vota e anëtarit mbi të gjitha, dorëheqja e pakthyeshme e Kryetarit të PD-së në rast humbjeje zgjedhjesh, rregulla të qarta statuore-organizative, politikë garantuese e demokracisë së brendshme të bazuara mbi votën, organe të PD-së që nga Kryesia dinamike, të afta në vendimarrje si nga ndërtimi numerik deri te përbërja e tyre, josureale në dimensione, por efiçiente, linja të qarta politike për çështjet kryesore etj, etj.

Nuk kam fjalën këtu për emra të përveçëm, për mua ato janë të dorës së dytë, por për parimet që duhen implementuar, të cilat garantojnë edhe cilësinë e drejtuesve apo kontrollin mbi ata.

Dikush mund të thotë se këto duheshin realizuar më parë. E drejtë, por një fjalë thotë: “Më mirë vonë se kurrë”! Megjithëse kjo është e vërtetë, përsëri nuk duhet t’i ngushëllojë edhe “të vonuarit” e sotëm, ata që vazhdojnë të presin në heshtje, të shtyrë nga reflekset e autocensurës. Tashmë koha nuk pret, sepse ky regjim duhet përmbysur, ndryshe….

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026
Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)
Kryesore

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al