• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tronditet Greqia, ekzekutohet krahu i djathtë i Alket Rizait (FOTO)

17/01/2018
Tronditet Greqia, ekzekutohet krahu i djathtë i Alket Rizait (FOTO)

Persona të panjohur kanë ekzekutuar me 15 plumba një prej emrave më të lakuar të botës së krimit në Greqi. Vasilis Stefanakos ka humbur jetën mbrëmjen e së mërkurës, kur është qëlluar në makinën e tij në lagjen “Hajdari” të Athinës, raportojnë mediat helene. Sipas dëshmive paraprake, dy persona me një motoçikletë të vjedhur me kubizëm të madh i janë afruar automjetit që drejtonte 57-vjeçari Stafanakos dhe e kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Vasilis Stefanakos ishte liruar para një viti e gjysmë nga burgu, pas 8 vitesh heqje lirie. I konsideruar edhe si një nga baronët e burgjeve, ai ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së tij pas hekurave të qelisë, ndërsa ka pasur edhe një faqe personale të internetit, të cilën e rifreskonte thuajse përditë.

Atij i atribuohet, ndër të tjera, roli udhëheqës në aktet e mafies greke, si dhe një marrëdhënie bashkëpunimi me anëtarët e grupit terrorist “Komploti i celulave të zjarrit”.Gjithashtu, ai ishte dënuar me 21 vite e 3 muaj burg, si autor i një vrasjeje, për të cilën akuzohet Alket Rizai, ndërsa konsiderohet edhe si organizatori dhe financuesi i arratisjeve spektakolare të tij nga burgu famëkeq i Korridhalosë, bashkë me Vasilis Paleokostas.

Në vitin 2006, ai ishte dënuar edhe me 14.5 vite për implikime në veprimtari kriminale. Polica ka hapur një proces hetimi për të gjetur se kush fshihet pas kësaj vrasjeje. 

Image

Related Posts

Shpërthimi me tritol në Memaliaj, flet pronari i banesës: Nuk kam konflikte me askënd (VIDEO)
Kryesore

Shpërthimi me tritol në Memaliaj, flet pronari i banesës: Nuk kam konflikte me askënd (VIDEO)

06/04/2026
Bankers si bankë e zezë për njerëzit e pushtetit për 20 vite rresht
Kryesore

“Prokuroria i ka duart e lidhura me Bankers”, gazetarja jep detaje çfarë po ndodh: Thelbi i këtij hetimi janë paratë që janë vjedhur

06/04/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Policia apel qytetarëve: Kujdes nga këto SMS, janë mashtrime! Mos jepni të dhëna bankare

06/04/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Kriza e çmimit, Greqia nis sot skemën e subvencionimit për naftën

06/04/2026
Nesër Vlora pa ujë, zbulohet shkaku
Kryesore

Nesër Vlora pa ujë, zbulohet shkaku

06/04/2026
Bëni gati paratë, tuneli i Llogarasë nuk do të jetë më falas
Kryesore

Bëni gati paratë, tuneli i Llogarasë nuk do të jetë më falas

06/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Skandal financiar pas vdekjes”/ Caitlyn Jenner kërkon mbi 400 mijë dollarë

“Skandal financiar pas vdekjes”/ Caitlyn Jenner kërkon mbi 400 mijë dollarë

07/04/2026
NBA/ Denver siguron Play Off, 9 fitore radhazi për Nuggets, Jokiç realizon “triple-double”

NBA/ Denver siguron Play Off, 9 fitore radhazi për Nuggets, Jokiç realizon “triple-double”

07/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al