Zona e ish-Bllokut është përfshirë nga kaosi rreth mesditës së sotme, pasi një bombul gazi ka shpërthyer në ambientet e një lokali, në katin e parë të një pallati.
Mësohet se si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të plagosur katër persona të cilët janë nisur me urgjencë drejt spitalit.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta të policisë, përfshirë edhe drejtorin e Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj.
Sikurse shikohet edhe nga video e mëposhtme, ngjarja ka sjllë panik tek qytetarët, pasi shpërthimi ndodhi në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës.









